Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip para gjithë botës

Bleona Qereti

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në filmin hollivudian “Chief of Station”.

Një film nga regjisori Jesse V Johnson, premiera e të cilit u mbajt dy ditë më parë, (3 maj).

Filmi flet për një ish-agjent të FBI-së bota e të cilit shembet pasi gruaja e tij vdes në një aksident. Pas marrjes së informacionit të fshehtë se vdekja e gruas së tij mund të mos kishte qenë një aksident, ai kthehet në botën e fshehtë të Evropës Lindore, duke u bashkuar me një ish-kundërshtar për të zbuluar një komplot që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte për gruan e tij.

Ajo ka publikuar trailerin në profilin e saj në Instagram dhe në një moment Bleona dëgjohet që të flasë në gjuhën shqipe.

“Mezi pres që të gjithë të shkoni për ta parë”, shkruan Bleona.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 06/05/2024 15:11

    Tani ja hodhem pasi Bleona me kete do shpetoje Shqiperine, pasi Amerika per nder te Bleones do na fale njemijeljard dollare.

    Përgjigju
  • Fshati: 06/05/2024 09:23

    Shume e modhe kjo na paska fol shqip. Ne duhet të jemi shumë krenar, katunart po ikin, mjeket po ikin,rinia po ikën pleqëria po ikën, edhe ne jemi krenar se flasin nganjëherë shqip.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës