Blerta Zhegu, nga Tunizia në Francë, një verë me recitale të muzikës baroke

Blerta Zhegu, nga Tunizia në Francë, një verë me recitale të muzikës baroke

Blerta Zhegu

Për Blerta Zhegun, sopranon e njohur në skenat ndërkombëtare, gushti është një muaj i pasur koncertesh, ku këtë herë ajo do t’i kushtohet kryesisht operës baroke. Pasi ka performuar në Tunizi më 4 gusht, në Amfiteatrin Romain de Oudhna, dhe më 6 gusht dha një tjetër koncert në Amfiteatrin Romain de El Jem, Blerta Zhegu do të vijojë me takimet koncertore të radhës.

Pikërisht sot, më 14 gusht, ajo do të perfomojë një recital me muzikë baroke në St. Martin de Pailleres në Francë. Koncerti do të mbahet në kuadrin e talenteve të reja të Provences (Nouveaux Talents de Provence). Sopranoja shqiptare Blerta Zhegu do të jetë e shoqëruar në klavicembalo nga artisti i njohur Frédéric Isoletta. Pas këtij koncerti, sopranoja Zhegu rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se më 22 gusht do të perfomojë në Centre Culturel international të Hammamet, ndërsa një ditë më pas, më 23 gusht sopranoja, e cila konsiderohet nga kritika franceze “si një yll në ngjitje” do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin International të Kelibias, në Tunizi.

Blerta Zhegu me Frédéric Isoletta në Marseille, Francë

Fluturimet nëpër koncerte të Blerta Zhegut, gjatë gjithë gushtit nuk do të kenë fund. Më 26 gusht ajo do të performojë në Nuits de Musées të Sousse-s në Tunizi, me rolin e  Belindes në operan “Didon dhe Enea”. “Shpresoj t'ju takoj në këto raste”, shprehet Zhegu në ftesën e saj, që kurrë nuk harron t’ua dërgojë miqve shqiptarë.

Blerta Zhegu u bë e njohur si soprano e talentuar fillimisht në Itali, ku jetoi dhe hodhi hapat e parë pas përfundimit të shkollës shqiptare, por prej tre vitesh ajo është bërë pjesë e skenave operistike në Francë. Në Itali ajo e nisi karrierën me një seri koncertesh në teatrot e Sienna-s, Vicenza-s, Rovigo-s dhe Bolzano-s. Koncertet e suksesshme të Blerta Zhegut nuk kanë munguar edhe në atdheun e saj. Në Shqipëri, ajo dhënë disa prej tyre, ku ka perfomuar me rolin e “Adine” të Gaetano Donizetti-t “Elisir d’amore”, në “Carmina Burana” dhe “Dream nate vere” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Të gjitha këto janë dhënë shumë vite më parë, ndërsa sot institucionet duket se kanë harruar t’i bëjë një ftesë për koncert. Ajo është gjithmoën e gatshem për të dhën një koncert në qytetin e saj Tiranën. Kështu shprehte Blerta Zhegu gjatë intervistës për “Shqiptarja.com”

Blerta Zhegu ne operën Didon dhe Enea ne Tunizi

Intervista:

Blerta ju keni disa vjet që keni ikur nga Shqipëria. Cili ishte motivi i ikjes suaj; për një karierre më të mirë apo kishte një tjetër arsye? 

-Duke qenë se në rastin tim, mundësitë për të zhvilluar aktivitetin tim si soliste, ishin me të mëdha jashtë Shqipërisë, u ndjeva e detyruar të largohesha. Përveç kësaj, vënia e vetvetes në provë, në mënyrë të vazhdueshme, është pjese e personalitetit dhe botëkuptimit tim.

Këtë herë, ju jeni përfshirë në një aktivitet të muzikës baroke, ku do të bëni turneun tuaj koncertor nga Franca në Tunizi. Çfarë shënon mes arritjeve tuaja një koncert i kësaj natyre?     

-Para disa vitesh, kam kryer një specializim në muzikën baroke, në konservatorin e Aix en Provence, me sopranon e njohur Monique Zanetti. Aktivitetet e fundit kanë qenë të rëndësishme, pasi më kanë dhënë mundësinë të interpretoj këtë repertor, përveç se me pasion edhe me njohuritë e duhura. Përsa i përket aktiviteteve në Tunizi, vlen të përmendet fakti që "Didon dhe Enea" është produksioni i parë operistik, që nga dita e pavarësisë së këtij shteti, dhe që pjesëmarrja në këtë shfaqje, me ka dhënë mundësinë të këndoj në skena të mrekullueshme dhe antike, me një kapacitet deri ne 30 000 vende për publikun.

Çfarë emocionesh provuat kur nisët të interpretonit rolin e Belindës në operën “Didon dhe Enea”, në Tunizi, në një vend,ku shfaqen për herë të parë koncerte të kësaj natyre?

-U ndjeva e lumtur dhe privilegjuar në momentin qe u zgjodha për të interpretuar rolin e Belindës në operën “Didon dhe Enea”, një opera kjo emblematike për Tunizinë, pasi tregon historinë e mbretereshës së Kartagjenës, një shtet që sic e dimë, shtrihej dikur në trojet e Tunizisë së sotme. Gjithashtu pata kënaqësinë, falë prfesionit tim si soprano që të zbulojë një shtet dhe një kontinent të ri.

Ajo që ka rëndësi të madhe për artistët pas një koncerti është fjala që thotë kritika. Cilat kanë qenë disa nga vlerësimet e kritikës që ke marrë gjatë koncerteve, premierave dhe performancave të tua?       

-Në përgjithësi kritika është treguar shumë bujare dhe shkrimet kanë qenë mjaft të mira. Ka pasur pas koncerteve artikujt të ndryshëm, që nuk kanë shpëtuar pa cituar edhe nga mediat shqiptare. Mua më jep shpresë për karrierën time çdo shkrim ku citohet emri im si artiste. Po nuk jam unë që duhet të flas për këto. Shkrimet  gjenden në internet, por edhe të publikuara në rrjetet sociale.

Çfarë perspektivash ke pas këtij koncerti dhe për të ardhmen tënde si artiste?               

-Për momentin po punoj mbi një seri koncertesh dhe shfaqjes për të cilat preferoj të mos jap akoma detaje. 

A është në projekte e tua ndonjë koncert në Shqipëri, kur ka qen hera e fundit dhe si jeni ndjerë?

-Në tetor të 2018-s isha soliste në një koncert recital, i cili u realizua me dashamiresinë e Presidentit të Shqipërisë z.Meta, falë shoqatës "Argjiro" dhe "Sigal"-it në Pallatin e Brigadave. 
Siç e përsëris vazhdimisht nëpër intervista, dëshira për të interpretuar në Shqipëri është gjithmonë e madhe. Uroj që kjo dëshirë të jetë reciproke dhe të mund të rikthehem së shpejti edhe me ndonjë rol, ne operën e qytetit tim, Tiranës.


Blerta zhegu ne Operen Didon dhe Enea

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale