VIDEO/Dy operacione 'Blic' në Krujë, gjashtë në pranga, në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë e Krujës kanë organizuar një operacion në Krujë ku u sekuestruan një sasi lënde narkotike dhe janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Grupi i trafikantëve të narkotikëve u godit në momentin e shpërndarjes së tyre.

Report tv mëson se në pranga kanë rënë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe Kruje, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari banues në Tiranë.

Veç lëndës narkotike, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe telefona celulare dhe automjete.

Gjatë një tjetër operacioni ra në prangat e policisë Gerald Rraja se kultivonte kanabis.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e 20 personave të tjerë të dyshuar si përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Borizanes dhe Niklës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/06/2019 11:26

    Kokrra katnarve! Pasi katnaret per 30 vjet i kthyen tokat bujqesore te republikes në haure per te jetuar, iu kthyen droges per pará qe të jetojne pa djersen e ballit. Osht gjo normale sepse duhet te jetosh. Në vend qe te punojne tokat siç ua rregulloi qejfin Enver Hoxha, tani bojn gangsterin. Derrmojini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale