Pranga ish-drejtorit të LSI në Shkodër dhe 11 të tjerëve, pjesë e skemës së fajdeve: Kthe borxhin ose jep pronat! EMRAT - VIDEO

Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë, dhe ish-drejtori i LSI-së i Patentave në Shkodër, janë përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2019-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 12 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, dhe tre janë pezulluar nga detyra dhe janë me masë detyrim paraqitje, mes të cilëve një polic dhe një notere.

Me vendim gjykate janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar "Maranaj" 12 persona, 7 prej të cilëve ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Huatë janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), dhe automjete, të cilat i kanë kaluar në pronësi të tyre. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, është pezulluar nga detyra, bashke me noteren Valbona Hajdari dhe përgjegjësin në Bashkinë e Shkodrës, A. S. 

Një person u arrestua pasi policia publikoi rezultatet e operacionit. Ish drejtori i LSI tek Patentat, Ilir Sokoli 38 vjeç banues në Shkodër, po udhëtonte në drejtim të Kosovës përmes pikës kufitare në Morinë, për tu larguar jashtë vendit.

Ish drejtori i LSI tek Patentat, Ilir Sokoli

Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.

Prokuroria ka bërë përgjime telefonike, ambientale, vëzhgime, të gjitha të legjitimuara nga Gjykata, prej nga është faktuar përfshirja e 22 personave në veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, me pasoja të rënda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallzim te krimit"

Të arrestuarit:

1.Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra

2.Edi  Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra

3.Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra

4.Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

5.Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

6.Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër

7.Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

8.Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

9.Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra

10.Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra

11.Naim Ahmetaj  52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

12.Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër

U ekzekutua gjithashtu edhe masat e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre  dhe ”Detyrim Paraqitje” për:

1.    V.H., nga Shkodra;
2.    A.S., nga Shkodra
3.    E.L., nga Shkodra.

U sekuestruan

- 238 600 Euro CASH

- 272  400 dollare CASH

- 414 000 Lekë

- 510  Paund Britanik

- 20 automejte  transporti

- 1 revolver,

- 1 krëhër pistolete me fishekë

- 1 armë gjahu pa leje

- 5  kompjutera laptop

- 50 celualarë

- Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shiroksi: 16/03/2019 12:10

    Ca i bane vedit e fmijve ma harpagoni I Shiroks.. I shpetove 97 se pate kraht nxet prej Sales. po me I kyt b....imllek qe bane kte rradh ste shpeton kush se ke shpall Luft tanve e tesh sdin ka te vjen e mira e prej kujt... E hangsh me te shnosh hallven qe ke pjek Pavlin e te fala djemve.

    Përgjigju
  • Edi: 15/03/2019 18:55

    Shtet ipa pare, Ju qi.... ropt 7 brez Pse te demtuarit mos i beri kush me detytim Bixhozli motrat ku ti keni dhe ju Pastaj shikoni nje here ..veten tuaj Si priminister o peder ..........

    Përgjigju
  • Artur: 14/03/2019 22:02

    Po pse edhe ky tyzjani qe ma bani lsi-ja drejtor tregut leke me fajde.une kam kujtu se shlon grun me fajde sa te dretorat ne ministri sa te te fortit ne shkoder dhe pagun edhe lek me e majte drejtoreshe shkolle te mesme ne shkoder se ka nevoje me fitu edhe ajo naj lek sa me tendera sa me diploma.Mire ja kan ba ati bethar

    Përgjigju
  • Parruca: 14/03/2019 21:38

    Sh mire qe policia i arrestoj keto plehra, por burgun e meritojne te paret djemte e Paulin Radovanit, fajdet i merrnin per qejf kto bosat radovani, Tan Dragani dhe Liloja ishin pjese e pandare e LSI ku Paulini ishte prefekt i LSI, ndersa Lul Tahiri dhe Edi Memçaj dy njerez pa nivel ne qytet, nuk ka respekt kush per kto legena. Tan Dragani nje cop legen i bajrave ose ma mire spiju i Enver Bajrit.

    Përgjigju
  • Gezim: 14/03/2019 21:35

    Po normal se kur malcori nga tuzi bahet drejtor tregut ne shkoder dhe jep lek me fajde kjo ndere do e gjeje.Ky ma mbane edhe te shoqen drejtoreshe te shkolles teknologjike duke pagu lek neper dretoresha drejtoriet ne ministrine e linjes kaq posht ka ra shteti.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 14/03/2019 20:54

    A keni shtet o shtet??!! Nese nuk keni shtet a keni ministri drejtesie, dhome noteresh, inspektor a kontrollor a ku di une qe te inspektoje/kontrolloje apo marre ne shqyrtim letrat e noteres Valbona Hajdari (Fishta) qe nga koha qe ka hapur zyren e deri tani eshte arrestuar 3 here per shperdorim te detyres me falsifikime e mashtrime??!! Kjo eshte hera e katert qe emri i kesaj lubie permendet ne aferat me korruptive te Shkodres dhe ka qene sherbetorja e te gjithe grupeve kriminale te Shkodres.Deri kur me??!!

    Përgjigju
  • Paulini: 14/03/2019 19:55

    Paulinin e shkret e moren ne qaf Po tesh me ket denoncim qe ke ba do e kesh punen keq o i shkret. U ba liloja nga banakier me makina 50 mij euroshe

    Përgjigju
  • Tazhysdelmo: 14/03/2019 18:58

    Skeni kap ken hala shifni se kokat e medhaja jan hala njata qe e kan shlu lekun kan vra kan bastis lokale e kan detyru familje me dal jasht vendit... Kta jan peshqi te vegjel aq pasuni te konfiskume i ka vetem nji individ

    Përgjigju
    • Joti: 14/03/2019 20:38

      Kush janë kokat è mëdha në Shkodër që kan vra e komandojnë akoma aty. Çfarë familjesh kanë perzu nga Shkodra?

  • bujo: 14/03/2019 18:42

    kapni kush asht me u kap se fajdet jane fundit sa punt i keni me ba

    Përgjigju
  • Amarildo: 14/03/2019 18:19

    Njeni ma legen se tjetri te tane kta qe paskan kap.

    Përgjigju
  • Kasem Dorraci: 14/03/2019 17:51

    O drejtor po ctu desh o derrzi me keto gjera.hengret pit qit sa ishim ne qeverri mbajini mend se te fut ne burg kokovi

    Përgjigju
  • tirona: 14/03/2019 16:53

    pse vetem ne shkoder, shifni tironen e kan mu fare kto me fajde po vrasin veten njerezit apo ato ju mbajn dhe ju me lek se aty e keni perball parlamentit shpetim brahja rrin dhe me te fort dhe polltikan i mbyti njerezit aty i mer leket tek hotel Relax ikni ikni apo skeni bo**

    Përgjigju
    • Kombinati: 14/03/2019 18:22

      Kush është ky shpëtim brahja? Është i fortë në tr ky? Nga vend është ky me origjinë se nk e kam dëgjuar ndonjëherë në tr.

  • Vlora: 14/03/2019 15:47

    Dilni njer mor amani ktej nga vlora se ngelet ne shkoder nuk e shikoni ca po behet ne vlore more shtet bajg apo se jan demokrat shkodranet dhe po i godisni dilni mor dilni ktej ne vlore

    Përgjigju
    • Fredi: 14/03/2019 17:12

      Po ke të drejtë, ashtu them dhe unë..

  • Fahrri Bajg Spiuni: 14/03/2019 15:14

    Shkatërrojini të gjithë që të shpëtojmë!

    Përgjigju
  • Morris Soko: 14/03/2019 15:04

    cfare derri .......fytyra e politikes shqiptare pa perjashtim

    Përgjigju
  • $$$$$: 14/03/2019 14:54

    Eshte biznes i paster nuk e kuptoj pse i arrestuan keta bizesmen te ndereshem ata nuk detyrojn njeri te marrin lek me interesa ..edhe banka ket pun ben po nuk lekujdove te merr gjithcka .. me keta bizesmena ngrihet ekonomia ne vend keshtu funksionon ne cdo cep te europes.

    Përgjigju
    • loku: 14/03/2019 17:42

      cfare thua o Arben mevlani Banka ta rras sa krahu, Bankat i kontrollojn Hebrenjte ta shkaterrojne ekonimine po deshen, Fajdeja si ta bej njeriu i thjeshte si Shteti Bankat po fajde ngel.

    • Arben Metani: 14/03/2019 16:28

      E thjeshte, eshte e paligjshme. Banca e ben me ligj ate pune. Marrja dhe dhenia e lekeve borxh, me deklarim te noteri mund te behet por jo me fajde. Nuk nxirret fitim. Po pati fitim futet shteti ne loje me rregulla e tij. Ndryshe shoqeria kthehet ne kaus dhe anarki.

    • Nik: 14/03/2019 16:08

      L**e

  • fredi: 14/03/2019 14:33

    kerkoni dhe ne tiran se jan kthyer fajdet si ne 97 po u marin gjakun njeri tjetrit shqiptaret eshte nje nga arsyet kryesore per vrasjet ne shqiperi posht fajdexhinjt

    Përgjigju
  • shkodrani: 14/03/2019 14:00

    Si kur kjo Valbona eshte arrestuar dhe nje here dhe ne saje te te kunatit te ndjere me influece ne SHkoder eshte lene e lire kjo hajdute e pa pame ,pse nuk u arrestua se ka bo shum zudhume e pislliçe ne SHkoder qe gjith SHkodranet e dije se kjo monster eshte marre vetem me pislliçe me makina me tjetersim pronash e shum e shum pisllićesh tjera,kjo duhet te ishte arrestuar e para .

    Përgjigju
  • albanistani-: 14/03/2019 13:48

    Vetem nje vrime ne uje . Do thoja keta shkodranet japin fajde njeri-tjtrit, dhe kur nuk kane mundesi asgjesojne njeri-tjetrin. Turp qe vriteni me vllazni, do theksoja se asht turp qe edhe Vlaznija e shkodres te quhej vlazni por vec per sy e faqe sic thtone shkodranet Macorhanja e mbyti shkodren e kultures dhe qytetrimit

    Përgjigju
  • tori: 14/03/2019 13:22

    E shkreta Shkoder,ku e ka cu PD.Qyteti I shkatrrum(vec pedonales si fasad)I piste,pa asnje lloj prespektive.Totalisht I bllokum e I vjedhun per reth 30vjet e pa asnje shprese e I drejtueme nga PD.Aq poshte ka ra,sa nje katundar injorant gjenetikisht e qe quhet Flamur Noka asht I delegum nga PD ti jap mend shkodraneve.

    Përgjigju
    • Elton: 14/03/2019 15:06

      Mos u merzit o lum miku baj edhe pak durim se eshte mare vendimi shkodren do ta mari banda tjeter qe quhet rilindje. Dhe keni per tja hedh tan ju shkodranet. Do keni ligj do keni shtet do keni pune e kujdes social shpi me shpi. Beni durim se erdhi qershori e pastaj sdo keni me keshtu hajnash poshte e lart. Hahahahahhahahah

  • shkodrani: 14/03/2019 12:40

    Kjo Valbona Hajdari (fishta) turp te kete se qe ne momentin qe e njoh vetem me kshtu pisellqesh merret . ishannllaahh nuk del ma ne pune se mori nqafe njerzit . turp te kesh . Bravo policise Shkoder.

    Përgjigju
  • shkodrani: 14/03/2019 12:37

    Kjo Valbona Hajdari , vetem pisllqe ka ba gjithemon e do te bajn . ishanllah ja hekun licensen pergjithmoneee . Turp te kete . Bravo policia shihni mas i gjeni gjana tjera

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/03/2019 11:55

    Hahahah,ato qe Jan ne kerkim sidomos ai E.M ,e ke me qarkullim cdo nate,pas ores 6 pasdite neper rrug te shkodres me making luksoze..Po sdoni me I kap se Jan te lidhur tan me policin

    Përgjigju
  • Shqiponja: 14/03/2019 11:41

    se kuptoj se ky Ergys Lohja e ka pas vendin me kohe ne burg. polici me BMV X5 se marr vesht ket pune.

    Përgjigju
    • hooker: 14/03/2019 19:44

      Heren e fundit para veres shetiste me Jaguar. paska bo hapa perpara cuni...:P

  • Po vrasesit?: 14/03/2019 11:36

    Gjith ato vrasje qe u ban ne shkoder edhe asnji nuk u zbardh e asnji nuk u arrestu kur do I kapni? Qe u din gjith shkodra kush u ka ba I dini mir dhe ju e nuk nderhyni. Ne shkoder merret vesht gjithcka kush i ban vrasjet e Cdo gja ... nuk ka shkodra 6 milion banor qe mas me u dit

    Përgjigju
    • Kuriozi: 14/03/2019 22:21

      Po pse skan b**e me i kap lict? Pse i kan frikë me i kap? Bajrat ishin më të fortë dhe i kapen. Kam menduar se kto i mbështet PD

    • Tani: 14/03/2019 21:38

      O kurioz bajrat e lict kan ken , Po lict spo kan beth me i kap edhe e din mir sa vrasje kan ba ! Nuk e kuptoj ca presin Sepse nuk kan asnji mbeshtetje politike. Po se kan te gjat , keq shum jan ngaterru

    • Kuriozi: 14/03/2019 20:41

      Lict janë më të fortit e Shkodrës? Unë e dija për bajrat. Po kush i mbështet ata? Kush politikan? Nk ka tjetër me te forte se Lict në Shkodër?

    • Tani: 14/03/2019 19:00

      Jan lict mor kurioz

    • Kuriozi: 14/03/2019 12:02

      Kush i ka ber vrasjet ne shkoder? Se bajrat u kapen. Kush jane te tjere me te forte se bajrat qe nk kapen?

  • Ram shehu: 14/03/2019 10:54

    Kush e beri vrasjen e fundit ne rus?ju shkodranet qe I dini pse nuk I denonconi,si ka mundesi qe shkodra e kultures dhe qytetarise eshte kthyer si Kabul?denonconi kriminelet dhe mos I quani te (Forte) per skizofrene e njerez te trashe sepse njerezit normal nuk vrasin e grabisin. Keto te fortit ne Shqiperi jane disa frikacake qe jetojne me lepurin ne bark dhe nga frika se mos vriten vrasin por si zakonisht fundin do prekin dhe ke vendi ku e meritojne do perfundojne.Rrace fikacakesh,spiunesh dhe tradhtaresh!

    Përgjigju
    • Adi: 14/03/2019 19:11

      O ram shehu vi ta them emrin un ty kush e bani vrasjen e ik ti e denonco Po pate beth. Po i din policia e nuk e kap e ti thu denonco

    • CaBone: 14/03/2019 17:42

      100% e sakte. Bravo

    • Bujarqimili: 14/03/2019 17:38

      Shkodra kultur?Ka bagtia kultur a?I vetmi artist ne shkoder esht nje njeri me ngjyre bujar qamili.Lerini keto legjendat se jane fake news si thot ai flokngjyrportokalli.

  • L.G: 14/03/2019 10:49

    Urime per operazioni, fajdet jane bazar e krimit. Nqs arrini me ndale fajdet, keni ndale edhe vrasjet. Bravo

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/03/2019 10:14

    Dërrmojini!

    Përgjigju
  • Hajde hajde!: 14/03/2019 09:52

    Gjith ky operacion un mendova se keni arrestu Lict e shum zagar qe rrin rreth tyne , e ju bani arrestime kot per fajde ! U ba vrasja e fundit me mes te rusit edhe asnje i arrestuar ku gjith shkodra e din se kush e ka ba e nuk I arrestoni po merreni me fajde e budallalleqe

    Përgjigju
    • 0000: 14/03/2019 11:42

      avash avash cdo gja,edhe kta nk jan ken burra t tmir po hajt

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet