
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të sekretarit të DASH, Athony Blinken i cili dënoi ashpër aksionin e policisë në veri të Kosovës dhe i bëri thirrje Kurtit të tërhiqet nga provokimet.
Osmani shkruan se veprimet e policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale dhe bandave kriminale të Vuçiçit në veri të Kosvoës janë legjitime dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës). Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”- shkruan Osmani në facebook.
Lajmi kryesor:
Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4078
Lajme të tjera
-
'KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun', këshilltarja e Kurtit reagon për deklaratën e Ramës: Heshtja e tij, ndihma më e madhe për Kosovën
28 Shtator, 14:49
-
Miratohet rezoluta për dënimin e sulmit terrorist nga Serbia ndaj Policisë së Kosovës, ja çfarë përmban ajo
28 Shtator, 14:37
-
Opozita solidarizim me qeverinë, Haradinaj kritika Kurtit: Pse zgjodhe Lajçak dhe Borrell për dialogun?
28 Shtator, 14:00
-
FOTO/ Tensione në veri të Kosovës, Mesazhi në bluzën e Adriana Matoshi për BE-në: Refuzoni terrorin, përqafojeni Evropën
28 Shtator, 13:33
-
Krasniqi: Kosova të kërkojë ekstradimin e terroristëve që organizuan sulmin
28 Shtator, 13:26
-
Ushtari Travis King kthehet në tokën amerikane nga Koreja e Veriut
28 Shtator, 12:50
-
Kurti kërkon ndëshkimin e Serbisë: Terroristët nuk kishin shanse ndaj Policisë së Kosovës! Të shpallen terroriste 2 organizata serbe
28 Shtator, 12:38
-
Kuvendi i Kosovës miraton rezulutën kundër Serbisë, 1 minutë heshtje për Afrim Bunjakun, Kurti: Serbia të ndëshkohet, mund të përsërisë ‘Banjskën’! Terroristët t’i dorëzohen drejtësisë sonë
28 Shtator, 12:24
-
Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri
28 Shtator, 11:50
-
Vrasja e policit në veri, reagon sërish Rusia: Nuk shohim asnjë shans për stabilizimin e situatës në Kosovë
28 Shtator, 10:53
-
Huliganët grekë dhe malazezë vajtojnë vrasjen e terroristëve, mesazhe politike kundër Kosovës në stadiumet e Evropës
28 Shtator, 10:42
-
Sveçla për “The Guardian”: Terroristët erdhën nga Serbia, financohen dhe pajisen nga ushtria serbe
28 Shtator, 10:30