Blinken në Tiranë, Kodheli për Report Tv: Shqipëria faktor dominues në rajon! Kuçova bazë ajrore e NATO-s mesazh politik për aleatët e rajonit

Tirane- Vizita e sekretarit amerikan të shtetit është tregues i vëmendjes së shtuar të SHBA-së drejt Shqipërisë si një aktor dhe factor kyç në Ballkanin Perëndimor e jo vetëm.

Kryetarja e komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli në një intervistë për Report Tv e quajti vizitë të suksesshme ndalesën 8 orë në Tiranë të sekretarit Blinken

"Një vizitë të sukseshme në një moment shumë kritik për gjeopoltikën dhe për çka ndodh rreth nesh jo domosdoshmërisht në Ballkanin Perëndimor por dhe në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Që numri dy të gjejë një ditë për të dhënë mesazhe të rëndësishme në momente të vështira është vërtet një vëmendje e shtuar për Shqipërinë e rajonin tonë” nënvizon më tej Kodheli, ish ministre e jashtme për emisionin “Sot live në Shqipëri’ me gazetar Nertil Agalliu

Shqipëria konsiderohet stabilitet kyç, një aleat i qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit territorial të Ukrainës.

 Fakti që vendi ynë ndodhet në një pozicion të mirë në arenën ndërkombëtare Kodheli ia dedikon kryeministrit Edi Rama.

‘Gjatë qeverisjes Rama Shqipëria nuk ishte vetëm një aktor mes aktorëve të Ballkanit Perëndimor por një aktor aktiv dhe faktor dominues në raport me paqen në Ballkanin Perëndimor”

Baza ajrore e Kuçovës

Kodheli është e bindur se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë muajin e ardhshëm, do të konsolidojë marrëdhëniet mes NATO-s e Shqipërisë por është dhe një ‘mesazh politik që i shkon aleatëve të rajonit e jo vetëm”

Kodheli thotë se kërkesa që Kuçova tu bëhet bazë ajrore e NATO-së ka qenë e qeverisë shqiptare dhe vendimi është marrë pasi u analizuan shumë venndbazime ushtarake.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë

Konventa e PL-së, Meta 1 orë e 30 min fjalim, zbut tonet ndaj SPAK! Asnjë akuzë ndaj drejtësisë