Bllofi i Bashës për vdekjen 82-vjeçares me covid nga Shijaku, rasti u raportua nga Shëndetësia! Denoncimi nga eksponenti i PD-së, bëri politikë me vdekjen e mamasë

Bllofi i Bashës për vdekjen 82-vjeçares me covid nga Shijaku, rasti u raportua nga Shëndetësia! Denoncimi nga eksponenti i PD-së, bëri politikë me vdekjen e mamasë

Dardan Domi me rreth të kuq në krah të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës

Partia Demokratike vijon me akuzat e denoncimeve se qeveria po fsheh shifrat e vërteta të viktimave me COVID dhe për të bërë sa më bindëse akuzat e saj ka sjellë denoncimin e një qytetari, nëna e të cilit kishte vdekur me COVID, por që ai pretendon se nuk është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetari nga Shijaku i identifikuar si Dardan Domi shprehet se i vdiq mamaja 82-vjeçare nga Covid, por Ministria e Shëndetësisë nuk e ka raportuar. Në fakt kjo është e pavërtetë pasi Ministria e Shëndetësisë e ka bërë publike në raportet ditore vdekjen 82-vjeçares L.D, më datë 5 gusht në njoftimin e saj zyrtar.

“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani" , thuhet në njoftimin e Shëndetësisë.

Foto e njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më datë 5 gusht

Por më e rënda në këtë histori dhe që e bën Bashën edhe më të pabesueshëm me deklaratat dhe akuzat e tij, është se Dardan Domi nuk është rasti i denoncimi të një qytetari të thjeshtë, por ai ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe një nga ish-drejtorët tek legalizimet, në kohën e Shaban Memisë. Edhe me një kërkim në facebook-un e tij shfaqen fotot me Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe ka marrë pjesë në mitingjet e opozitës. Pra Dardan Domi po përdor vdekjen e së ëmës për të bërë politikë, në një kohë kur ky rast është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë.

VIDEO/Denoncimi i Dardan Domit i publikuar nga PD

Dardan Domi me rreth të kuq me Sali Berishën

Kjo është hera e dytë që PD përdor familjarët e vdekur të eksponentëve të saj për të sulmuar qeverinë dhe bërë deklarata politike duke mos respektuar dinjitetin njerëzor dhe tragjedinë e ndodhur në ato familje. Më parë ishte Edi Paloka, i cili tha se në 'provat' e nxjerra denoncoi rastin e gocës së tezes së tij, pedagogia e Ekonomikut, e cila humbi jetën nga COVID-19 dhe rasti u bë publik në të gjitha mediat. Por për Palokën rasti është fshehur dhe nuk është regjistruar si viktimë e COVID duke bërë që qeveria sipas tij të manipulojë shifrat me numrin e viktimave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 25/11/2020 15:35

    Ky Dardan Domi nje mashtrues ordiner, sa ishte ne mimistri merrte 3 rroga si kedhilltar ne OST qe nuk e dinte nga binte ost ja. Tani kujton se po vjen prape Sala dhe mos gjen ndonje vend pune se ka ngele pa lek

    Përgjigju
    • tosi: 25/11/2020 17:45

      Po eshte e vertete.kjo eshte fytyra e pd leshelis ne shijak. Ky Dardan Domi mashtrues ordiner. Ka qejf ta kete emrin ne tre bordero si ne kohen kur ishte ne ministri. Merte rroge dhe nga OST ja hunderri si gjoja antar i keshillit drejtues. Tani ka ngritur veshet prape se mos po vjen prape Sala , kurre me nje njeri i neveritshem si ky mashtrues ne ministri, pa asnje vlere.

  • Trimi: 25/11/2020 14:24

    Zotëri ngushëllime! Sa turp!? Të bësh politik me vdekjen e nënës? 82 vjeçe njeriu vdes edhe nga një grib normal sepse jan sëmundjet shoqëruese që të vën para. Vdekja shkaktohet nga mos fuksionimi i disa organeve në një reaksion zinxhir. E pra nuk të vret vehtëm covid. Sa i neveritshëm ky person! Tani për budallallëqet e këtij u dashka marr dhe prokuroria....

    Përgjigju
  • MIRI: 25/11/2020 09:19

    O TOSI ME QE TU DHIMBKA KY PLERA QENENI NJE PRERJE PO KYZAGARI QE BEN POLITIKE ME ATA QE I KA BER KOKEN MBASE SHUHET SI FAMILJE TE SHKOJ NE TE SEMES O ZAGAR

    Përgjigju
  • KLOD DEBILI: 24/11/2020 21:04

    O klod o debil a di ti të lexosh e të kuptosh se çfar thuhet në ktë shkrim. 100% që s'kupton e smer vesh o pallavesh. Është e kot me u mar me ty. Po kti qeni maskara qē luan me dinjitetin e të jëmës harram buka që ky bastard ha. Ky lloi njeriu shet të jëmën për një kock e imagjinoni që kto palaçot e partis Antishqiptare të vin në pushtet se çfar i bëjn kta Shqipris e Shqiptarve. Prandaj o Shqiptar votoni me kok të ftohët e me llogjik të thell kundra ktyre monstrave pa din e iman aman aman.

    Përgjigju
  • Miri: 24/11/2020 20:44

    ÇFAR FYTYR MUTI PERGOJN NENEN PER QELLIME POLITIKE PLERA

    Përgjigju
    • Shijaksi: 25/11/2020 00:06

      Tosi , tosi ishalla po te mer luli me sy te mire vazhdo shkruj shpirti halles se ne shijak e njohim kush eshte ky ti shkruj tosi shkruj

    • Tosi: 24/11/2020 21:18

      Miri vazhdo se do ta japin rrogen

  • meri: 24/11/2020 20:41

    Harram te qofte,qumshti i asaj nene ,qe te ka ushqyer,harbut njeri.

    Përgjigju
    • Rudi: 24/11/2020 21:17

      Meri shko ha pershesh

  • Klod: 24/11/2020 20:38

    Pra meqenese ka qene me PD Dardani nuk duhet ta hape gojen . Edhe nqs ja kane vrare nenen ( me dashje apo pa dashje ) ne spital ska gje se nena armikut te klases paska qene. Vetem po qe me Rilindjen ke te drejten me fol. Ku kemi arritur . Pse nuk merreni me faktin . Ai thote e kane shtruar me covid (gjoja) ,dhe nuk kane lejuar asnje me e takuar dhe kur ka vdekur e shkruajne jo covid . Uroj mos ti ndodhe askujt , as ketij qe ka bere kete shkrim idiot. Hiqeni shkrimin se nuk e ndihmoni Ramen keshtu , perkundrazi e nxirrni lakuriq. Turp , turp

    Përgjigju
    • Toni: 24/11/2020 22:54

      O Klod Van Trashi,di të lexosh apo e ke bërë shkollën tek Shqup-i(për së mbrapshti)? Çfarë nuk kupton o Van Dërrasa nga fakti që rasti ishte deklaruar(me dokumenta) ndërsa ky palloshi shijaks thotë që është fshehur! Ju Shqup-istët jeni bërë më keq se Enveri që thoshte:edhe bar do hamë por parimet nuk i tradhëtojmë! Me sa duket ju po e hani barin(e injorancës dhe gënjeshtrës) çdo ditë e më shumë!

    • Bledi: 24/11/2020 22:32

      Lui me duket se ti je i njejti me Meri , Miri , Niku etj qe ja lepini Rames

    • Lui: 24/11/2020 22:13

      O Bledi, mos j gje ai Nani me poshte? Nuk e di pse, por keni t njejten fjali. Te jete koicidence valle?!

    • Arturi: 24/11/2020 21:49

      Jan te pashembullt ne sherbim te pushtetit sa jan bere te neveritshem . Un vij i lexoj vetem per te pare sa sa te peshtire behen dita dites kta te bolinos

    • Bledi: 24/11/2020 21:28

      Tito gjysem rroge ke , nuk po sulmon sic duhet

    • Une: 24/11/2020 21:27

      Merr ilacet para se te shkruash komente se qenke keq fare.. Lexo deklaraten zyrtare dhe publike te ministrise, e jema e tij eshte regjistruar si e vdekur nga coviti.

    • Selim: 24/11/2020 21:06

      Po thua gjoja me covid dhe pastaj kerkon hesap pse seshte shkruar me covid.

    • Tito: 24/11/2020 20:58

      Nuk qenke i kthjellet. Prit sa te te kaloje pika njehere.

  • Niku: 24/11/2020 20:34

    Ketyre mashtruesave u ka bere pune babalja qe ka mar arratine ,se do ishin neper ekrane duke denoncuar.

    Përgjigju
    • Niku: 24/11/2020 22:51

      Kane filluar jenat e babales punene ne rrjete te mbrojne mashtruesat,kan porosi nga paloqa..

    • Nani: 24/11/2020 21:33

      Niku do ta heqim racionin e persheshit per sot se nuk po sulmon sic duhet.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë

Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë