Bllofi i PD/ Përsëri gabime me mbledhjen, ndërsa Alibeaj del kundër rindërtimit të shkollave

Bllofi i PD/ Përsëri gabime me mbledhjen, ndërsa Alibeaj del kundër rindërtimit të shkollave

Ndërsa sot mbushen plot 10 ditë nga masat e para të marra për situatën e Covid 19, me karantinën që ka ardhur duke u përshkallëzuar, Partia Demokratike rikthehet të bëjë politikë përmes një taktike të saj të preferuar… atë në të cilën matematika nuk është një shkencë ekzakte, e ku mbledhja bëhet sipas dëshirës.

Në një deklaratë për shtyp, rreth orës 1 të ditës së sotme, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj pretendon se janë më shumë se 50 milionë euro që vetëm gjatë muajit mars janë tenderuar në mënyrë të dyshimtë.Zoti Alibeaj rendit në total 7 tendera, ku vetëm njëri është prej 1.8 milionë eurosh, ndërsa gjashtë të tjerët janë nën vlerën e 1 milionë, madje dy prej tyre në më pak se 100 mijë euro. Pa hyrë fare në vërtetësinë e argumentit apo në rëndësinë publike të projekteve të tenderuar, sipas Alibeajt, të gjithë këto bashkë bëjnë 51.5 milionë euro.

Në total, “gabimi” i qëllimshëm I PD është prej vetëm 47.3 milionë eurosh. Ka dhe diçka tjetër të cilën Partia Demokratike qëllimisht nuk e ka përmendur. Që në mbledhjen e saj, përfshihet edhe shpallja e një fondi prej pothuajse 35 milionë eurosh, i patenderuar, por që është vënë në dispozicion ne fillim te muajit per rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithatë, këtë gjë Alibeaj qëllimisht nuk e përmend, për t’I dhënë forcë një argumenti të paqënë, në një ditë në të cilën vëmendja e të gjithëve duhet të ishte në përballimin sa më të shpejtë dhe të efektshëm të Coronavirusit. Qëllimi i PD, në një ditë si kjo është i turpshëm. Ata përpiqen të kapitalizojnë politikisht duke mashtruar dhe të krijojnë panik mbi epidemine permes te dhenave te sajuara.

Vetëm një ditë më parë, në një dalje televizive në emisionin “Open”, Kryeministri Rama listoi të gjithë koncensionet shumë të sulmuara nga ana e PD, mes të cilëve ai për hemodializën apo për sterilizimin e instrumentave mjekësore, që kanë një kosto prej vetëm pak milionë eurosh në vit në buxhet, por sjellin një ndryshim kolosal për 50 mijë shqiptarët që çdo vit i nënshtrohen operacioneve apo mijëra të tjerët që vuajnë nga insufiçenca renale.

Anullimi i tyre, siç kërkon PD, do të linte në rrugë të gjithë këta njerëz, por kjo ka pak rëndësi në retorikën e selisë blu. Çdo tender, i nevojshëm apo jo, çdo koncension, çdo veprim i marrë nga qeveria, aq më mirë nëse kjo ndodh në një situatë lufte si tani, vlen për të hedhur baltë me një qëllim të vetëm: Marrjen e pushtetit!/Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun

Kristjan Asllani shijon titullin me Interin: Ende s'e kam kuptuar që e siguruam trofeun