Bllokadë në derë të gjykatës, grupi i 'Lilit të Rushkës' biznesmenit: 'Nëse nuk tërhiqesh, do të vrasim ty dhe djalin'

Bllokadë në derë të gjykatës, grupi i 'Lilit të Rushkës' biznesmenit: 'Nëse nuk tërhiqesh, do të vrasim ty dhe djalin'

“…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Këto janë fjalët që Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec si “Lili i Rushkës”, i ka thënë biznesmenit Jetmir Muçllari alias Çekiçit, teksa ky i fundit i ishte përgjigjur pozitivisht fletë-thirjes së gjykatës, për të shkuar dhe dëshmuar në një proces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit, të akuzuar për djegien e makinës “BMWX6” në pronësi të Johan Muçllarit.

Jetmir Muçllari, është biznesmen në Pogradec dhe zotëron hotel “Voloreka” në Drilon. Sipas burimeve të policisë ai ka pasur më parë mbiemrin “Çekiçi”, por e ka ndryshuar në Muçllari, pasi nga informacionet, i ndruhej një hasmërie, pasi në vitin 2010, Jetmirit, i kanë vrarë djalin e xhaxhait Festim Çekiçi. Ndërkohë kërcënimi me jetë dhe krijimi i bllokadës përpara derës së gjykatës së Pogradecit, ishte organizuar në 10 shkurt 2020 nga Ilir Berberi, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit, dhe anëtarë të tjerë të bandës së Pogradecit.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 10:40, ku kërcënimet, presionet dhe përplasja fizike mes anëtarëve të bandës e punonjësve të Gjykatës, janë filmuar me telefon nga Jetmit Muçllari alias Çekiçi si dhe kamerat e sigurisë së gjykatës. “…teksa po shkoja para gjykatës, kam vënë re se kishte grumbullime të shumta njerëzish.

Në këtë moment, kam njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, se disa persona më kishin zënë rrugën dhe nuk më linin të hyja në ambjentet e gjykatës, për të dhënë dëshminë…”. Biznesmeni Jetmit Muçllari alias Çekiçi, ka treguar në polici se përballë gjykatës ishte bërë bllokadë, nga personat që mbështesin Mariglen Topuzin. “…aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e “Lilit të Rushkës” dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:”…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, pëmdryshe do ta vrasim ty dhe djalin tënd…. Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose “Lili i Rushkës” dhe më ka thënë: “…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tre herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…”. Jetmir Muçllari, ka treguar se më tej Berberi i ka kërkuar që ai të tërhiqte, denoncimin pasi në të kundërtën, do të vrisnin Jetmirin dhe djalin e tij. Por sërish biznesmeni Jetmir Muçllari, nuk i ka vënë shumë veshin fjalëve kërcënuese të tyre, por i ka fotografuar me telefon teksa ecte. Në momentin që Jetmiri, ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme të gjykatës, është afruar Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi dhe i kanë zënë rrugën, duke mos e lejuar të hyjë në ambientet e brendshme të gjykatës.

Sipas Jetmir Muçllarit alias “Çekiçi” nga salla e gjyqit ka dalë prokurori Erjon Pustina si dhe një grua tjetër, punonjëse e gjykatës, dy punonjës policie me uniform dhe përsëri personat që ndodheshin aty, nuk e kanë lejuar të hyjë në sallën e gjyqit, duke bërë bllokadë dhe kërcënuar se do e vrisnin atë dhe djalin e tij. Në korridorin e gjykatës kanë shkuar dhe disa punonjës të tjerë policie, të cilët e kanë lejuar biznesmenin Jetmir Muçllarin, të hyjë në sallën e gjyqit, i cili i ka treguar gjykatës dhe prokurorit të çështjes atë çfarë kishte ndodhur në korridor. Mirëpo gjatë seancës gjyqësore, Jetmir Muçllari, nuk ka mundur të dëshmojë më tej, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhej.

Gjatë pyetjes në polici për këtë ngjarje, Jetmir Muçllari, ka dorëzuar dhe disa fotografi të kryera me telefonin e tij, ku ai kishte fotografuar para gjykatës, Ilir Berberin, djalin e tij Firdeues si dhe Xhuljano Topuzin, kushëri me të pandehurin Mariglen Topuzi, që po gjykohej për akuzën e “Shkatërimit të pronës me zjarr”. Njëherësh policia e Pogradecit ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të gjykatës së Pogradecit, nga ku ka rezultuar se Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec si “Liri i Rushkës”, djali i tij Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi i kanë zënë rrugën dëshmitarit, Jetmir Muçllari, në kohën që ky i fundit, do të futej në ambientet e gjykatës.

Edhe pas daljes së punonjësve të policisë, Sefe Kotka dhe Besmir Nuredini si dhe prokurorit Erjon Pustina, nga salla e gjykatës, ata përsëri kanë tentuar të pengojnë dëshmitarin, Jetmir Muçllarin, për të mos lejuar futjen e tij në ambientet e gjykatës, duke u shtyrë në këtë mënyrë edhe me punonjësit e policisë së burgjeve, Besmir Nuredini dhe punonjësit e policisë së rendit pranë gjykatës Sefe Kotka.

Nga kjo përplasje fizike, prokuroria e Pogradecit, ka bërë menjëherë ndalimin në flagrancë të Firdeus Berberi, Meard Berberi, Ilir Berberi dhe Xhuljano Topuzi për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.

Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e arrestit në burg për Xhuljano Topuzin dhe arrest shtëpie për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Por 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ka dyshime të forta se këta persona, kanë goditur me 85 plumb kallashnikovi, në datën 1 gusht dhe 8 gusht 2020 hotel “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeruzalemi: 31/08/2020 22:42

    Po nuk kanë gjuajtuar këta me armë. Janë të pa fajshëm. Ata i ka goditur agjentura Sërbe,që po ndërton Pogradecin. Për 1 vit do fillojë edhe prishja e ndërtimeve në Drilon do bëhen komplekse pallatesh aty dhe mbi Tushemisht. Lili Rrushkës është Kokë e madhe nuk merret me gjuajtje fishekësh. Artan Shkëmbi dhe ai Kryebashkiaku nga Goliku kanë qënë agjentë të Bullgarëve. Serbia dhe Bullgaria ka grupe interesi në Pogradec dhe vetëm Lili ka 30 vjet që i lufton, Lili ka qënë dora e fshehtë e Shtetit Shqiptar. Ku nuk del dot fytyra e Shtetit dërgoheshe Lili . Lerini këto se kemi armiq plot jo njëri- tjetrin. Në Dhjetor fillon lufta në Pogradec dhe çunat duhen jashtë të mbrojnë vëndin e tyre . Larg mafies Bullgare që shperndan pashaporta në Pogradec dhe Fshatra dhe Mafias Serbe të ndertimit ,ata kanë edhe argatë në Pogradec, janë këta biznesmenët e rinj .

    Përgjigju
  • Shqiptar: 31/08/2020 15:42

    Politika shqiptar e ka shkaterruar totalisht kombin tone Duke e cuar ne zero turp turp I madh

    Përgjigju
  • emer: 30/08/2020 12:09

    turperojne veten e tyre

    Përgjigju
  • Iris: 30/08/2020 01:25

    Ve bast qe ky Lilka as e ka idene kush eshte FIRDUSI,qe ia ka vene emrin djalit ,se po ta kishte nuk do ishte llumi I llumit..Njerez injorante qe e turperuan kete qytet te bukur.

    Përgjigju
    • alban: 30/08/2020 12:20

      Si mund te turperoje qytetin dikush,se kuptoj ca fjalie eshte kjo :p secili turperon vetem veten.

    • Pjote: 30/08/2020 10:29

      Une nuk besoj se keta kriminele perfaqesojne dhe turperojne nje rreth te tere si ai i pogradecit.Keta turperojne institucionet e vendit qe per 30 e kusur vjet e lane qe te trasformohet nje qytet e rrethina, nga nje zone model,simbol i kultures qytetare,i punes,i dijes,ne nje vend rrumpalle,ku shkaterruan mjedisin,nderime pa kriter,vjedhje gjigante te pronesise publike,prodhues xhihadistes,ku nje pjese e qytetit te duket si Kandahari.Sot pogradecaret po mundohet te ngeren koken,po fillojne te kurojne ndonje plage,qe per fat te keq jane shume,Lili i Rrushkes e disa te tjere,eshte vazhdimesi e rrumpallizmit,te te gjitha ngjyrave politike qe kane qeverrisur rrethin e pogradecit.Ish kryebashkiaku SHkembi,ku eshte sot? Ne qeverrisjen e tij te gjate,qe pogradecaret i dhane besim,jane bere shume pislleqe,do idhte mire qe SPAK ti hidhte nje sy kush e ka qeverrisur ate zone. Ndertime kuturu,jane konsumuar shume hapesira publike,jane dhene leja pallatesh qe ta shpifin,gjigante dhe ngjitur me njeri tjetrin pa nje plan studimi,pa estetike,nje shemti e tille qe nuk e di sa shekuj do te duhen te marri nje forme te denje ai qytet e te pershtatet me bukurite natyrire qe ka.

  • Bobi: 29/08/2020 23:38

    Lili i Rroçkes. Trimat e peshkut tani do hajn sallom tu kap sapunin

    Përgjigju
  • Shqiperia: 29/08/2020 18:34

    Edi rama sander lleshi rumpalle rilindja

    Përgjigju
  • Like floriri: 29/08/2020 13:38

    Këta të ashtuquajturit trima absolutisht nuk janë të tillë,e verteta është se këta kanë gjetur shesh e kanë bërë përshesh,pasi organet e drejtësisë në Shqipëri prej 30 vjetësh kanë qënë e janë inekzistente,në Shqipëri prekurorët dhe gjyqtarët ,veprimet dhe vendimet i kryejnë dhe i marrin në konsultim të plotë me kriminelët e vrasësit prandaj dhe këta bëhen trima.Për çfar drejtësie mund të flasësh në Pogradec kur këta e ndonjë tjetër kanë 30 vjet me këto pislliqe e krime të tjera e gjëmba në këmbë nuk ju ka hyrë,bile jo vetëm kaq por deri para nja 2-3vjetësh ka pas qënë një gjyqtar në Pogradec që i thoshin Mitri çupka, ai për t'i bërë qefin sumës e xhavatur ndonjë lek qe e përdorte në të pastajmen për qefin e sumës këta tipa jo vetëm që nuk i dënonte por i kish burim qefi.Shkurt nuk janë këta trima,por drejtësia jonë i ka rrënjët prej plepi,pasi atje e mbolli e vaditi dhe e rriti baca sali për interesat e tij.

    Përgjigju
    • Pjote: 29/08/2020 17:26

      "MITRI ÇUPKA" Me duket se eshte nje gjyqtar e arrestuar per korrupsion,Dhimiter Pojanaku me duket.

  • Ori: 29/08/2020 13:18

    Shteti ta eliminoj lilin e rushkes dhe nuk kercenon askush me....po ky shtet i kalbur ne rrenje nuk behet kurr me kto njerez

    Përgjigju
  • Altini: 29/08/2020 12:37

    Elbasani rri urte se te erdhi aty lili dhe te bene te bardhe pastaj se me sa po shoh qenka dore e zeze

    Përgjigju
    • Pjote: 29/08/2020 17:34

      Hhaha,jo me Kot e quajne Lili i Rrushkes.Rrushka ka qene banakiere,tek Turizmi i ri,Drilone,ne vende te tilla ne ate kohe,duhej te kishe njohje,Dhe Rrushdija njihej atehere.Eshte nje cik esmer,por pak a shume te gjithe berberet,nuk eshte se jane bjonde e sy larush,i ati ketij ashtu ka qene,dhe rrinte si kurbat.

  • Cadra pistolet: 29/08/2020 12:24

    Ky Firdeus Berberi, djali i Lilit te rrushkes, para disa muajsh goditi nje punonjes policie. Shikoni videon se cfare ndodh para gjykates Pogradec: https://m.youtube.com/watch?v=S7H0htrZQVU

    Përgjigju
    • Pjote: 29/08/2020 19:10

      Une nuk e di kush i ka vra keta,por di qe nuk kan qon engjej.Ne Bucimas ka edhe te tjere qe ja egzegutu me menyre mafioze,se kush i ka ekzekutu,sepse ashtu kan qon,un unuk e di zoteri,eshte prokuroria qe duhet te getoje per ato vrasje qe nuk jan zbardh,dhe Gazetaret,them nga ata gazetaret kurajozeqe shkojne e bejne pyetjete renda personave qe jane akoma gjalle,qe kane njohuriper ngjarjet qe kane ndodh ne pogradec.

    • Per pjoten: 29/08/2020 18:00

      Po ninon qe u vra ne korce kush e vravi?

    • Pjote: 29/08/2020 17:00

      Ke te drejte,eshte po ai,me sa duket eshte jashte,dikush nga keta gazetaret duhet te interesohet,ne ç'menyre ky personazh eshte jashte?Mua me çudit ai i Topuzeve,si eshte ngatertuar me Lilin e Rrushkes.Miri i Veladinit,dhe vellai i tij ne vitet e para pas viteve 90,kane bere sherre gjithandej,dhe flitej qe vinin gjoba,apo kanosnin persona apo aktivitete te caktuara edhe jashte rrethit te Pogradecitnuk e di sa te verteta jane por ky grip pesoi eleminime fizike.I vellai Bledi,qe tani ka emer tjeter,Quhet Pandi Cekici,doli para pak kohesh,ne lajmet edhe nderkombetare,ku ne menyne e restorantit te tij,kishte mish ariu.Eshte nje ish antar i bandes se Lilit te Rrushkes,i kerkuar nderkombetarisht,Artan Sulstarova,i ati i tij ka qene ushtarak,ne kohen e dulles,kerkohet per vrasje ne Shqiperi,por me sa pashe ne te kerkuart e interpolit,figuron njeri me te njejtin emer dhe mbiemer,si kerkuar ne amerike per vrasje edhe ne territorin Amerikan.Ky Aktivitetin e tij e ka nis me kontrabande cigatesh me Lilin e Rrushkes nga dogana e Qaf Thanes,fillomish malit,me pas Lili i Rrushkes ishte negjendje te kalonte edhe kamionin me koli plot,dhe me siguri qe nuk ishte per te furnizuar kerkesen e Pogradecit.Nje djale shok i ketij Artanit,Orhani i Nevzatit i thoshin,disa dite pas vrasjes se komisarit te policise te Pogradecit,ku per kete Lili Rrushkes ka qene nen hetim,u gjend vram edhe ky Orhani.Grupi i Starovareve,ku benin pjese disa djem te Rinj,si Djemte e Vladinit,Jetmiri dhe Bledi,ishin dhe djemt e xhaxhait te tij,Erzen Gora,nje tjeter me emrin Mentor,dhe disa te tjere qe ja u injoroj emrat.Erzen Gora i vrare,Djali i xhaxhait te jetmirit i vrare,"Peti",Mentori i Vrare,nje qe e quanin "Tandri" ne mos gaboj i vrare,te githe,ne te njejten periudhe.Bucimasi nuk eshte metropol,eshte fshat,dhe ka nje nr te konsiderushem vrarish ,ne krahasim per popullsine qe ka,vrasje qe kane lidhje me aktivitete Kriminale.Personalisht,kam dyshime se si djemte e Veladin Cekicit arriten te bejne ate pasuri qe kane sot,hotele restorante!!,Sepse te Lilit te Rrushkes nuk ka njeri nga ato ane, qe nuk e di se si ka vepruar,dhe si e beri hotelin,apo bisnese endoshta ne emer te te tjereve.Me dy fjale,mundet fare mire qe Mirit te Veladinit ti kene vene kushte apo gjoba ne te kaluaren Lili i Rrushkes,nuk ndodhin gjerat rastesisht,duke qene edhe ai nga i njejti brume,situata ndoshta i doli nga kontrolli.Do dedeshiroja qe Qyno te kerkoje informacione me shume per te dyja palet.Mund te duken ne menyre te egzagjeruar,respektues te ligjit,ndoshta per kaq sa diskutohet,Miri eshte detyruar nga rretganat ,dhe i eshte drejtuar Forcave te rendit,por nuk ka qene engjell aq sa pershkruhet,pasuria e vene ne menyre jo te drejte,nhe dite te prezanton llogarine.

  • Ilo: 29/08/2020 11:41

    Keta katundaret e provincave jane bere me keq se korleonezet e Sicilise, E sfidojne kete palo shtet haptazi. Me kujtohet ne 2000 ne Peshkopi ne diten qe gjykohej nje kapo bande fshataret e Pollozhanit dhe Dohoshishtit kishin mbushur rrugen para gjykates per te mos lejuar qe te pandehurit te silleshin ne gjyq. Ky karshillek kriminal duhet te marre fund.

    Përgjigju
  • komunist 24 karad: 29/08/2020 11:41

    Cohu o Enver dhe vere ne vije kete popull. Keto jane mesuar vetem me dru. Ketu nuk ka shtet, nuk ekziston shteti. Po cojuni o popull dhe zhdukini keto kriminela qe bejne ligjin edhe para gjykates......

    Përgjigju
    • Reforma u tradhëtua !: 29/08/2020 14:27

      Ehhh! Rahmet pastê! Nê kohén e "xhaxhit" mé i forti i kêtyre do fuste miké pér té punuar me qerren e koprativês!

  • Elbasani: 29/08/2020 11:23

    Kta t han k... Gjith banda.. Do i ruajn bolet jetmirit...

    Përgjigju
    • Beso: 29/08/2020 17:10

      bravoo elbasani

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet