Bllokimi i 6.83 ton ushqimesh për fëmijë të skaduara, specialistja e AKU: Kontrolle të shtuara, denoncimet më shumë për kushtet higjieno-sanitare

Pamela Radovani, përgjegjëse për informimin publik në AKU, ka folur për rastin e bllokimit të 6.83 ton produkte ushqimore për fëmijë të skaduara , që hidheshin në treg nga dy shtetas jordanez, të cilët u lanë të lirë nga gjykata me një vendim skandaloz.

Radovani tha në Report Tv se rasti ishte delikat pasi produktet ishin për fëmijë dhe për më tepër sasia e bllokuar ishte e konsiderueshme. Megjithatë ajo qetësoi qytetarët se ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren pikërisht për të garantuar sigurinë ushqimore dhe këto grupe janë shtuar edhe më shumë për sezonin turistik në mënyrë që të mos ketë problematika. Ajo i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, pasi çdo ankesë e tyre ndiqet me prioritet.

"Rasti ishte një abuzim i pastër me sigurinë ushqimore, ishte një aksion i rëndësishëm i bërë në bashkëpunim me disa institucione. Ky subjekt grumbullonte ushqime të skaduara dhe përdorte lëndë kimike për t'i fshirë datën dhe më pas u vendoste datë të re duke i shtyrë skadencën për 2 vite. Rasti ishte delikat pasi produktet e skaduara ishin për fëmijë dhe sasia ishte e konsiderueshme. Ekipet e AKU-së janë gjatë gjithë kohës në terren dhe aktualisht për sezonin turistik punojmë më forca të shtuara sidomos në zonat bregdetare. Të gjitha denoncimet merren me prioritet", tha Radovani.

Specialistja e AKU-së tha se abuzimet më të mëdha ndodhin me etiketën, që fshihet dhe më pas vendoset një e re duke i zgjatur jetën produktit. Ndërsa denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare ku tregtohen produktet.

"Mashtrimi ushqimor është shumë kompleks në vetvete. Ne kemi një strukturë të posaçme që të trajtojë këtë çështje por një nga element më kyç të mashtrimit është etiketa e produktit se është më e thjeshtë për t'u kompromentuar ndërkohë që ka një kornizë ligjore se si duhet të jetë etiketa. Ky mashtrim me etiketat kuptohet nga ekspertët, megjithatë etiketat që fshihen lehtësisht duhet të denoncohen. Denoncimet më të shpeshta nga qytetarët janë për kushtet higjieno-sanitare në të cilat shiten produktet', tha Radovani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale