FIFA i bllokoi merkaton pas denoncimit të futbollistit, Kukësi apelon vendimin në CAS

Klubi i Kukësit ka reaguar në lidhje me bllokimin e merkatos nga FIFA pas ankimit të bërë nga ish futbollisti Filip Zderiç, duke e cilësuar një vendim të pakuptimtë. Kukësi  e ka dërguar çështjen e dëmshpërblimit dhe pezullimit të merkatos prej futbollistit Filip Zderiç në Gjykatën e Arbitrazhit Sporti (CAS).

Nënkampionët e Shqipërisë shprehen se mbrojtësi kroat refuzoi t’i bashkohej skuadrës në grumbullim në sezonin 2017-2018 dhe për këtë është dënuar nga klubi duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B. Filip Zderiç është larguar nga Shqipëria duke mos respektuar as dënimin e klubit dhe për këtë çështje do të flasë CAS.

Kukësi sqaron se nga pretendimet e Zderiç nuk ka asgjë të vërtetë dhe klubi është në pritje të vendimit të CAS.

FIFA i bllokoi edhe Partizanit merkato për një vit, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari.

Njoftimi i klubit të Kukësit

Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga FIFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.

Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimtë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Klubi ju siguron se nga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë.

Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqipëria e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.

Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet përgjakin rrugët, 73 ngjarje me 15 viktima në 13 ditë. A ka ardhur koha e hartimit të një strategjie nga specialistët për reduktimin e numrit të aksidenteve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

PD i kundërpërgjigjet Ramës: Të harxhosh 3 miliardë euro dhe të mos ndërtosh asnjë rrugë është kriminale