Bllokimi i mësimit nga disa studentë protestuesë, shkak për mbylljen me vonesë të vitit akademik

Bllokimi i mësimit nga disa studentë protestuesë, shkak për mbylljen me vonesë të vitit akademik

Foto ilustruese

Ndërsa grupe të vogla të rinjsh kanë bllokuar hapësirat universitare për të penguar zhvillimin e mësimit, pjesa më e madhe e universiteteve në Tiranë janë shprehur edhe gjatë ditës së sotme pro zhvillimit të mësimit.

Madje studentët e juridikut shkuan edhe më tej, duke firmosur një peticion për zhvillimin e mësimit, drejtuar dekanit të fakultetit me argumentin se “20 veta nuk mund të pengonin zhvillimin normal të mësimit”.

Në mbështetje të tyre u shpresh edhe dekani i fakultetit. Por ndërsa bëhet përherë e më e qartë dëshira dhe vullneti i studentëve për arsim, duket se për shkak të një grupi të vogël të rinjsh që bllokojnë mësimin, studentët do të duhen të sakrifikojnë pushimet e tyre, pasi do t’u duhet të zëvendësojnë orët e humbura.

Rektorati i Universitetit Politeknik ishte pari që vendosi zhvillimin e mësimit deri në mes të korrikut. Semestri i dytë të shtyhet nga marsi në 14 qershor, ndërsa sezoni i provimeve të verës nis në qershor e përfundon në mesin e muajit korrik.

Të tjerë titullarë në fakultete janë në fazë diskutimesh mbi mënyrën e zëvendësimit të orëve të humbura përgjatë dy muajve, që do t’i detyrojnë studentët të marrin me vonesë leksionet e humbura në këto dy muaj.

Po ashtu, për pesë të shtuna rresht studentët do të duhet të plotësojnë mësimin e javëve të humbura, por kjo deri në momentin që do të marrë fund bllokimi i mjediseve universitare. Për aq kohë sa kjo vazhdon, studentët rrezikojnë mosrealizimin e vitit akademik.

Vetë studentët pro zhvillimit të mësimit, u shprehën para mediave se ishte e padrejtë që për shkak të një grupi të vogël me lidhje politike që bllokon mësimin, ata të përfundojnë me vonesë vitin akademik duke sakrifikuar edhe pushimet verore, ose në rastin më të keq, të humbasin vitin e plotë akademik. Marrë nga Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës