Bllokimi i Rinasit, debate në 'Repolitix', Mecaj: Hapësira ajrore sot 'në dorë' të NATO-s e SHBA, kontrollorët janë certifikuar nga ato! Jakaj: Pse i sjell nga Turqia dhe jo nga BE

Bllokimi i fluturimeve në Rinas për pak më shumë se 24 orë se kontrollorët e trafikut ajror shpallën paaftësinë për të punuar për shkak të stresit të ardhur si pasojë e uljes së financave të tyre gjatë pandemisë, është diskutuar me tone të ashpra mes analistëve në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.

Për opinionistin Arben Meçaj tashmë hapësira ajrore e Shqipërisë nuk është më nën juridiksionin shqiptar por kontrollohet nga NATO dhe SHBA dhe se kontrollorët turq të ardhur në Rinas janë sjellë pikërisht nga NATO dhe janë të certifikuar prej tyre. Por kjo nuk i ka pëlqyer kandidatit të LSI-së për deputet në Tiranë, Besnik Jakaj, i cili thotë  se Rama mund t'i kishte marrë këto kontrollorë nga një vend anëtar i NATO-s dhe jo nga Turqia, pasi sipas tij shqiptarët duhet të shohin nga BE dhe se ardhmja e tyre është atje.

Debati me tone të ashpra mes Arben Meçes dhe Besnik Jakaj:

Arben Meçe: Lulzim Basha ka qenë gjithmonë 2-shi dhe sot është 3-shi ose 4-ra. Tentojnë ta bëjnë 1-shin po nuk e bëjnë dot, Rama e di që nuk merret me të se e di që është një kufomë dhe sot merret me 1-shin që është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Që në 2002-2003 në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit është  instaluar sipërmarrja amerikane që operon me industrinë më të përparuar elektronike të luftës. Gjithë instilacioni i vëzhgimit ajror të Shqipërisë nuk e bëjmë ne, pasi hapësira jonë i përket një gjeopolitike të madhe që në qendër është NATO dhe SHBA. Mbyllja e aeroportit ka vënë në lëvizje aleatët tonë. Hapësira ajrore e Shqipërisë në këto momente nuk është më nën juridiksionin e Shqipërisë por të NATO-s dhe ardhja e këtyre kontrollorëve nuk është në juridiksion shqiptar por kanë  marrë certifikim nga NATO dhe nga SHBA dhe nuk shihet përkatësia territoriale e tyre.  

Besnik Jakaj: Pse nuk i merr nga një vend i NATO-s

Arben Meçe: Ti nuk e di akoma që Turqia është në NATO. Personat që kanë ardhur këtu nuk janë certifikuar nga shteti shqiptar por nga NATO dhe këta njerëz i ka sjellë NATO këtu. Ditën kur këta hynë në grevë cenuan sigurinë gjeopolitike, jo vetëm Shqipërinë.

Besnik Jakaj: Shqiptarët duhet të shikojnë nga BE dhe jo Turqia, ti me Ramën shko atje.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se pas kontrollorëve turq, që mbërritën ditën e sotme duke bërë të mundur rinisjen e fluturimeve esenciale, nesër prite të vijë edhe një grup tjetër nga Greqia.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë mënyrën se si do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento

Komente

  • No comment: 09/04/2021 03:36

    LISTA “VIP” E PUNONJËSVE TË ALBKONTROLL. Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi Redi Fino, djali i Bashkim Fino Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregu Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknuri Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci Blerta Tusha, bashkëshortja  e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit Ermal Pëllumbi, kunati i Endri Fugës (Drejtor i Informacionit ne Kryeministri) Rene Baraj – nipi i deputetit të PS, Besnik Baraj Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama P.s. Balluku dhe Dallkauku mire bejne qe i cojne ne burg...te siperpermendurit. Apooo jooo keta. Jane per tu majmur keta. Ata qe punojne si gomari jane problemi. Mmmmmmm. Per hajer pra.

    Përgjigju
  • Like: 09/04/2021 02:26

    Me fale o shoku Shqiperia nuk ben pjese ne BE qe ti marre kontrolloret vetem nga Europa

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

‘Do të dekretoni Ramën si kryeministër nëse fiton PS?' Meta: Kësaj pyetje do t’i përgjigjem pas zgjedhjeve të 25 prillit