Bllokimi i rrugës Rrëshën- Bukmirë, banorët dalin në protestë para bashkisë Mirditë: Jemi pa shpresë, duam zgjidhje

MIRDITËDëmtimi i rrugës Rrëshen-Bukmir dhe mos reagimi i institucioneve përgjegjëse, ngriti në proteste banoret e zonës. Ata u mblodhen këtë të enjte përpara Bashkisë Mirditë, duke kërkuar rikonstruksionin e plotë të rrugës me gjatësi 16-km e cila është bërë thuajse e pakalueshme e që po ju rrezikon jeten.

‘Kam një obligim më të madh se transportoj nxënë shkolle dhe më thonë familjarët, lërë atë punë se do marrësh veten më qafe. Ne nu kkemi gjetur asnjë lloj zgjidhje, as te firma as të bashkia nuk dimë kujt t’i drejtojmë. Ne jemi të gjithë pa shpresë, kemi vendosur të protestojmë fuqishëm.’- tha një banor.

Me pas protestuesit u zhvendosen tek diga e hidrocentralit, e cila ka ndertuar rrugen. Ata u takuan me një ngë përfaqësuesit e kompanisë mga i cili moren premtimin se ky segment rrugor do të rehabilitohet me të gjitha parametrat.

‘Më kanë thënë se punimet nuk do ndalen derisa të ndërtohet rruga. Do ta informoj me gjithë shqetësimet tuaja dhe nuk do lënë rrugën pa përfunduar.’- tha Dem Neziraj, drejtues teknik i kompanisë

Rruga Rrëshen-Bukmir është ndertuar ne vitin 2017 nga kompania që shfrytezon HECI-in në këtë zonë, por cilesia e dobët e punimeve bëri qe investimi të dmëtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar 6 mije banor të këtyre zonave.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 29/09/2022 12:59

    Kjo ashte pasoja e korrupsonite.dhe kshtu punoj shqiptare per shqipnin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale