Kapet gomonia me 15 mln euro kanabis në Itali pas ndjekjes në det, prangosen dy shqiptarë (Detajet)

Kapet gomonia me 15 mln euro kanabis në Itali pas ndjekjes në det, prangosen dy shqiptarë (Detajet)

Gomonia dhe droga e bllokuar në Itali

ITALI-Një gomone me 1.5 ton kanabis është bllokuar mbrëmjen e kaluar në Salento, ndërsa janë arrestuar dy trafikantët shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se droga vinte nga brigjet shqiptare, ndërsa ndjekja në det deri në bllokimin e gomones vijoi për disa orë.

Pasi e pikasën në det autoritetet italiane filluan ndjekjen, ndërsa trafikantët në tentativë për t'u larguar hodhën një pjesë të ngarkesës në ujë, por nuk arritën që të shpëtonin pavarësisht se gomonia që kishin në përdorim ishte e gjatë 10 metra dhe me dy motorë të fuqishëm.

Pas arrestimit të shqiptarëve rezultoi se gjithsej ishin 71 pako me kanabis me peshë 1.5 ton me vlerë 15 milionë euro nëse do të shitej në treg. Policia italiane kanë thelluar bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe FRONTEX për të luftuar dhe goditur cdo tentativë trafiku.

Droga e bllokuar ne Salento 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/04/2019 17:11

    Kusari vlonjatësh duhet të jetë kjo punë..

    Përgjigju
    • xreport: 27/04/2019 08:07

      te mesoi sala me fol me urretje

    • lexuesi: 27/04/2019 06:34

      Patjeter, mund të jetë ai që ka kontribuar në sjelljen në jetë të një .... si puna jote!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit

Fier, ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të mitur, 28-vjeçarja procedohet pas kallëzimit të ish-bashkëshortit