Bllokohen 550 ton karburant jo cilësor në Ballsh, do hidhej në treg

FIER - 550 ton karburant në rafinerinë e naftës në Ballsh të Fierit, u bllokua dhe nuk do të hidhet në treg, pasi rezultoi të mos plotësonte standardet e cilësisë.

Përmes një laboratori të lëvizshëm, i cili i kryen analizat në mostrat e karburantit në 30 minuta deri në 1 orë, Inspektoriati Shtetëtor Teknik Industrial zbuloi se karburanti ishte jashtë të gjitha parametrave për tregtim. Rezervuari është bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm. Më tej do të bëhet sërish rikontroll, dhe vetëm me përmirësimin e cilësisë do të mund të hidhet në treg.

"Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial  në vijim të detyrës inspektuese për kontrollin e cilësisë dhe standardeve për respektimin e kërkesave ligjore në vijim të kërkesës për certifikimin e produktit 550 ton në depozitën G46  pas analizimit ka rezultuar me shmangie të treguesve cilësorë dhe nuk respekton kërkesat SSHEN590. Në treguesit numri i cetanit 45.9 nga 51 që është minimum i standardit. Indeksi i cetanit në 45.5 nga 46 që është edhe minimumi  i standardit. Në këto kushte ISHTI ka vijuar me bllokimin e rezervuarve. Në këto kushte produkti nuk mund të hidhet në treg, por do të vazhdojë për ripërpunim të mëtejshëm. Kur të arrihen kushtet do ët hidhet në treg", sqaroi një nga inspektorët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikë, Belinda Balluku, e pranishme në këtë aksion, tha se ishte vetë subjekti që kishte kërkuar kontroll, në mënyrë që të certifikohej produkti që do hidhet në treg, por, rezultatet nuk kanë qenë ato që ne prisnim, - tha ministrja.

"Lufta kundër informalitetit është frontale, informaliteti cilësor është po aq i rrezikshëm dhe i dëmshëm sa informaliteti fiskal. Ministria po kryen kontrolle të befasishme në të gjitha subjektet, në të gjithë territorin. Nuk kemi lënë asgjë për në shtator, po punojmë çdo ditë duke analizuar gjithë cilësinë në treg, duke krijuar edhe raste shembujsh, për të qenë të qartë që nga kjo luftë nuk do shpëtojë asnjë subjekt dhe nuk përbën për ne asnjë lloj problematike emri i subjektit se sa i madh apo i vogël është", - tha Balluku.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loni: 22/08/2019 09:21

    po pse more shtet leshi nafta qe sjell kastrati eshte cilesore apo nuk jua mban ti beni analizat atij ne vend qe te perpunohet dhe rregullohet cilesia e naftes tone e bllokoni qe te shesi maloku qe ka dhene thaset me lek njerez plera te pa ngopur

    Përgjigju
  • Prifti Lushnjes: 21/08/2019 22:25

    Në Vlore e blejne shume kete lloj

    Përgjigju
    • Kavajsi: 22/08/2019 20:59

      Hahahahahah edhe priftat e myzeqes zihen per naft, Hahahahahaha

    • Faiku Prifti Vlonjat Gorrille: 22/08/2019 18:05

      Fiks!

  • Xxx: 21/08/2019 18:34

    Nafte as per kaldaje nuk ben mir makinat i shkaterron por dhe ambjentin e ndot nuk keni zbuluar ndonje çudi se ka 28 vjet qe funksjonon keshtu

    Përgjigju
  • tirana: 21/08/2019 17:42

    Po pse beni kote sikur po punoni! Nafta e Ballshit nuk ka standartet e sotme ajo gjithmone me perzierje eshte shitur per te menderosur motorrat tane!!! Show dhe show dhe vetem show! Te fala Specialist nafte 26 vjet!!!

    Përgjigju
  • redi: 21/08/2019 16:06

    Historia e naftes shqiptare me privatizime dhe koncendione eshte histori per filma Hollivudian . Shume mire qe po behen kontrille por popullit dhe arkes se shtetit i kane ikur miliarda.Ne vend qe kjo pasuri e nadhe te mire adminisyrohej,qeverute e pad 90 e perdoren per qika dhe per kortupsion.SPAKU duhet te hap te gjitha disjet e privatizimeve dhe koncendioneve dhe do shohim krimin shteteror te nje klase politike atishqiptare dhe te pa ngopur.

    Përgjigju
  • Tironsi: 21/08/2019 14:30

    Pse nuk e thoni cili eshte subjekti???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane

Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane