Bllokohet një tjetër gomone nga italianët me 3 mln euro kanabis, kapet skafisti shqiptar (VIDEO)

Policia italiane ka sekuestruar një tjetër gomone me kanabis që vinte nga Shqipëria. Mediet italiane njoftojnë se gomonia me 352 kg kanabis u bllokua nga rojet bregdetare të Barit, ndërsa është arrestuar skafisti. 

Ai është një 41-vjeçar nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane. Gomonia në ujërat ndërkombëtare u ndalua pas dyshimeve se mund të trafikonte kanabis, ndërsa pas bllokimit iu gjetën 222 pako me lënë narkotike, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 3 milionë eurove.

Kanabisi i bllokuar ne Bari

Report Tv publikon videon e momentit kur u bllokua gomonia dhe mënyra si e kishin fshehur kanabisin. Pak ditë më parë u bllokua në Brindisi një tjetër gomone me 500 kg kanabis. Nga fillimi i këtij viti janë bllokuar 17 gomone nga pala italiane me rreth 17 ton kanabis, ndërsa janë arrestuar mbi 40 skafistë.

Kanabisi i fshehur ne gomone

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë