Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji

Blofi i Lulzim Bashës për pengimin e zgjedhjeve: Ja çfarë parashikon ligji

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Prej më shumë se dy muajsh, opozita ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve në shenjë proteste kundër qeverisë, për të cilën pretendojnë se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në këto dy muaj opozita ka zhvilluar një sërë protestash, por ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit, sot defakto kemi nje tjetër opozitë parlamentare.

Deputetët, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi nga PD dhe Lefter Koka i LSI-së, dhe Robert Bitri i cili kishte dalë si deputet i pavarur nuk pranuan të djegin mandatet. Më tej, të tjerë kandidatë nga listat shumë emërore të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, pranuan të marrin mandatet, duke çuar kështu në krijimin e opozitës parlamentare.

Për më tepër në seancën e fundit plenare u zyrtarizuan edhe dy grupet e reja parlamentare të opozitës dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat, deputetja Rudina Hajdari e tha qartë se opozita parlamentare do të futet në zgjedhjet e qershorit.

Por, nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me qëndrim publik, duke u shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve fasadë.

Por, si do ta ndalojë Basha zhvillimin e zgjedhjeve?

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, nëse dëmton zgjedhjet.

Më konretisht, Neni 326/a , parashikon që: Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje apo zëvëndësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulabe, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Po këto vepra penale, kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cënuar rezultatin e votimit dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet.”.

Dhe Neni 330/ Pengimi i zgjedhësit, thotë se : “Pengimi i zgjedhësit për të votuar në qendrën e tij të votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrë apo duke i dëmtuar dokumentin e tij të identifikimit, apo në çdo formë tjetër, dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet më shumë se një herë, ndaj më shumë se një zgjedhësi apo kur kryhet nga komisionerë zgjedhorë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”

Ndryshimet në Kodin Penal janë bërë të gjitha me propozimet e PD-së dhe me konsensus. Tani ndodhen përballë faktit që njerëzit rrezikojnë burg nëse tentojnë të dëmtojnë zgjedhjet, dhe në fund nuk do dënohet Basha.

Ai pret që të përdoren militantët dhe demokratët dhe në fund ai i braktisë, ashtu sikurse ka bërë në shumë raste.

Do t’i braktisë sikurse bëri me protestuesit e kukësit, për Rrugën e Kombit,  do t’i braktisë sikurse bëri me rastin e Astirit, apo siç ka ndodhur me dhjetëra protestues.

Basha bën thirrjen dhe në përfundim me ligjet e propozuara nga vetë ai, burgun e bëjnë militantët dhe Luli gëzon miliona eurot e fituara nga marrëvëshja me Ramën.(CNA.al)

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisheku: 21/04/2019 00:51

    Kesaj i thone ne Shqiperi na ka mbaruar opozita :) ku do te furnizohemi ku ta marrim??? Opozita e vetvrare kerkon te ringjallet duke ndaluar lindjen e nje opozite te re. Keta manjake pushteti jane te mendimit se sikurse mazhoranca edhe opozita eshte e drejte vetem per keta. Te jesh njera nga te dyja duhet te marresh pjese ne garen politike.Eshte vetem sovrani qe vetem me vote i zgjedh te dyja. Sikurse fitorja edhe humbja nuk te jep te drejten te shkelesh ligjet dhe te drejten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë