Blogu 'Rove.me': Ujëvara e Grunasit në Theth, vendi më romantik në Shqipëri

Blogu 'Rove.me': Ujëvara e Grunasit në Theth, vendi më romantik në Shqipëri

Ujëvara e Grunasit në Theth

Majat e maleve, lumenjtë e kristaltë dhe ujëvarat e Shqipërisë janë ende të paeksploruara nga turistët, shkruan Anastasiia Abramets në një artikull të publikuar në blogun e udhëtimeve “Rove.me”.

Një shëtitje në Parqet Kombëtare të Shqipërisë ju mundëson të zbuloni florën dhe faunën, ujëvarat e mrekullueshme dhe lumenjtë malorë të rajonit.

Në veri, larg qytetërimit, shtrihet fshati i Thethit, “porta” e Parkut Kombëtar të Thethit.

Parku Kombëtar i Thethit është pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare.

I themeluar në vitin 1966, parku ndodhet në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës.

Parku synon të mbrojë ekosistemet dhe biodiversitetin e ndryshëm dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e ka renditur Parkun Kombëtar të Thethit si nje park të Kategorise II.

Rajoni është identifikuar gjithashtu si një zonë e rëndësishme e shpendëve dhe bimëve.

Në vitin 2017 Thethi u shpall një Qendër Historike e Mbrojtur.

Zona ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve – falë bukurisë së jashtëzakonshme të natyrës, duke përfshirë Alpet Shqiptare, Kanionin e Grunasit dhe xhevahirin e parkut – Ujëvarën e Grunasit.

Ndoshta … ky është vendi më romantik në Shqipëri!

Thjesht, pyesni vendasit për ujëvarën dhe ata do t’ju tregojnë rrugën.

Kjo ujëvarë është shpallur Monument Natyre dhe është nën mbrojtjen e shtetit.

Ajo ka një lartësi prej 30 metrash. E veçanta e saj është se i gjithë uji i saj vjen ekskluzivisht nga bora.

Për të parë ujëvarën nga një kënd tjetër, mund të shkoni në anën tjetër të ujit.

Koha më e mirë për të vizituar Parkun Kombëtar të Thethit është stina e butë midis pranverës dhe vjeshtës, përkatësisht nga marsi deri në nëntor./ata

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nga Izraeli, bëhen thirrje për ndarjen e Sirisë në tre shtete! Ja cilat janë ato

Nga Izraeli, bëhen thirrje për ndarjen e Sirisë në tre shtete! Ja cilat janë ato