'Blue Panorama' braktis sërish pasagjerët në aeroport, denoncimi në Report Tv: Kemi orë të tëra që presim (FOTO)

'Blue Panorama' braktis sërish pasagjerët në aeroport, denoncimi në Report Tv: Kemi orë të tëra që presim (FOTO)

Pasagjerë duke pritur në aeroportin e Bergamos, Itali

Kompania ajrore italiane "Blue Panorama" braktis sërish pasagjerët në aeroporte prej orësh të tëra. Kompania italiane ka shtyrë fluturimet nga aeroporti i Malpensës dhe Bergamos në drejtim të Rinasit. Denoncimi është bërë nga vetë pasagjerët në redaksinë e Report Tv. Fluturimi i parë i anuluar është ai i orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të diele me destinacion aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Pasagjerët duke pritur në aeroportin e Bergamos, Itali

Sipas pasagjerëve, ata vijojnë të presin në aeroport në pritje të fluturimit në drejtim të Shqipërisë prej orës 06:30. Fluturimi i dytë ai Bergamo-Tiranë i planifikuar për në orën 11:45 të paradites së sotme, gjithashtu është shtyrë. Janë vetë pasagjerët të cilët kanë denoncuar në redaksinë e Report Tv, ndërsa akuzojnë edhe kompaninë ajrore se nuk i ka njoftuar për vonesat. Siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e Report Tv, mes pasagjerëve ka të moshuar, fëmijë por edhe të sëmurë. 




Me rreth dy fluturimet e Blue Panorama të anuluara

Në këto kushte dhjetëra pasagjerë janë të detyruar të presin për orë të tëra në aeroporte në temperatura të larta, në pritje të një përgjigje nga kompania ajrore nëse fluturimet do realizohen apo jo. Nuk është hera e parë që "Blue Panorama" braktis pasagjerët në aeroporte. Denoncimet e qytetarëve janë thuajse të përditshme ndërsa kompania në fjalë nuk mban asnjë përgjegjësi për këto shkelje të përsëritura. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ABC: 03/09/2018 10:06

    duke qene se ne Shqiperine tone te dashur nuk ka shtet, qe te pengoje aktivitetin e metejshem te kesaj kompanie, udhetaret nuk duhet te presin me bileta me kete linje. Se mire qe te rrjepin nga leket, po dhe te torturojne neper aeroporte me kto vonesat.

    Përgjigju
  • xxxxx: 02/09/2018 19:45

    eshte kompani viktime , si vazzhdoni akoma me kete kompani

    Përgjigju
  • Xxl: 02/09/2018 17:32

    Dhe pasagjeret nuk duhet te presin bileta me kete avjon duke ditur qe nuk eshte korrekt ne shume raste

    Përgjigju
  • REDI: 02/09/2018 16:51

    E vetmja rruge eshte heqia e licenses per kete kompani, qe pa diskutim eshte produkt i korrupsionit shteteror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet