Blushi i përgjigjet Ballës: Fakte të reja do dalin deri më 2 mars, e ti do marrësh kthesën siç ke bërë gjithmonë

TIRANË - Presidenca frenon entuziazmin për mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, nisur edhe nga metodologjia e re e zgjerimit që lë shumë për të shpresuar. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, thotë se Gjykata Kushtetuese, kyçe për çeljen e negociatave, ende nuk është ngritur, ndërkohë që përmend ligjin anti-kushtetues sipas tij, që heq betimin tek presidenti të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një përgjigje për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që i quajti sulmet ndaj Kushtetueses kapriço perosonale të Metës, Tedi Blushi thotë se do të nxjerrë fakte të reja deri më 2 mars kur është paralajmëruar nga Meta tubimi qytetar antiqeveritar para kryeministrisë.

Reagimi ne Facebook i Tedi Blushit

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillo që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?
Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e ka menaxhuar në mënyrën e duhur sistemi shëndetësor emergjencën e krijuar nga koronavirusi?

Komento