Bogdani në Report Tv: PD ka nevojë për rinovim dhe riformim, duhet lider i ri! Berisha e Basha, njerëz që s'kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin

Ish deputeti Gert Bogdani sugjeron rinovim dhe riformim të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj thotë se në opozitë nuk duhet të jetë më grupi i njerëzve që sjell vetëm dështime.

Për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën thotë se nuk janë asgjë tjetër veçse persona që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin dhe shprehet se edhe lidershipi i PD ka nevojë për ndryshim.

“Për mendimin tim, më i rëndësishëm është bashkimi i PD. Nuk diskutohen emrat e përveçëm, jo funksionet. Nëse një person kryen një funksion, mban përgjegjësi. Një grup njerëzish që të con dështim pas dështimi nga 2013 e deri sot, të con në të njëjtin rezultat, humbje. Është problem i një enturazhi të tërë, PD ka nevojë për bashkim dhe rinovim total që të sjellë shpresë e të bëhet e besueshme për qytetarët shqiptarë. Nëse bëjmë këto skema e lojëra, nuk i transmetojmë asnjë pikë besimi qytetarëve shqiptarë. Berisha e Basha janë njerëz që s’kanë lënë gjë pa thënë për njëri-tjetrin. PD ka nevojë për rinovim në figura dhe riformim në funksione”, tha Bogdani.

Ndër të tjera, ish deputeti bëri një bilanc të zgjedhjeve duke thënë se pa llogaritur 6 marsin duke thënë se kanë qenë vetëm me humbje për demokratët.

“Nga 2013 janë bërë 6 palë zgjedhje që sjellin disfatë për demokratët. Janë 2 dimensione që shkojnë paralel, vjedhja e qeverisë por edhe mungesa e alternativës. Të ndryshojmë mënyrën e të bërit punë”, tha Bogdani.

Prej zgjedhjeve të 14 majit, në PD po diskutohet se cila do të jetë mënyra më e mirë për t'u kthyer në alternativë për shqiptarët. Gazment Bardhi zhvilloi dje diskutime me grupin parlamentar të PD dhe Kryetarët e Degëve, të cilët kanë qëndrime të ndryshme. Deputetët thonë që zgjedhjet për kreun e ri të PD të mos zhvillohen tani ndërsa Kryetarët e Degëve thonë se deri më 15 korrik duhet të përfundojë procesi dhe PD të ketë kryetar.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leti: 07/06/2023 00:23

    Gert servili, doli ky ne sken, tarallak komplet

    Përgjigju
  • P[OLICI: 06/06/2023 17:51

    JA TE TE VENDOSIM TY GERTI NE KRYTE TE PD QE TA COSH PER LESH KOMPLET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Roma del nga errësira dhe merr fitoren e dytë në Serie A, Dybala dhuron dy asiste

GOLAT/ Roma del nga errësira dhe merr fitoren e dytë në Serie A, Dybala dhuron dy asiste