Bojaxhi: Djegia e mandateve papërgjeshmëri, Rama nuk është e keqja e vetme e këtij vendi

Bojaxhi: Djegia e mandateve papërgjeshmëri, Rama nuk është e keqja e vetme e këtij vendi

Gjergj Bojaxhi foli për situatën politike në vend duke e quajtur aktin e opozitës jo vetëm të paprecedentë por edhe të papërgjegjshëm. Ai deklaron se në zgjedhjet e 2017-s Partia Demokratike u bë bashkë me Partinë Socialiste për të ndryshuar datën dhe rregullat e garës dhe bënë kompromise, e në fund të garës, njëra prej tyre e distancon veten nga përgjegjësia e barabartë me partinë kundërshtare. Bojaxhi tha se Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion politik por për një sistem të ri.

" Në zgjedhjet e 2017-s ne patëm dy partitë kryesore që nënshkruan një marrëveshje, krijuan një qeveri teknike, ku shumicën e posteve e mori Partia Demokratike dhe ja kush është rezultati. Tani po kërkojnë një qeveri teknike pa Ramën kryeministër? Dakord jam që të ikë Rama, çështja është si do e zgjidhim problemin si shoqëri, kur qeveria teknike përsëri do të caktohet dhe kontrollohet nga këto parti politike? Janë këto parti që kanë krijuar sistemin politik në Shqipëri, që e kanë futur vendin në këtë gropë ku ndodhemi aktualisht, jo thjesht për krizën e momentit, por për nivelin e varfërisë, në kuptimin e mungesës së shpresës, apo njerëzit që duan të ikin nga ky vend sepse nuk shohin të ardhme, as për vete dhe as për fëmijët e tyre. Pikërisht këto parti, pa ndryshuar dhe pa reflektuar po duke e administruar partinë si pronë private, duan të na thonë se ‘po kërkojnë të heqin një të keqe të madhe, që është Rama’. Rama është një e keqe, por nuk është e keqja e vetme e këtij vendi. Kemi 27 vite që përpiqemi të ecim përpara duke zgjedhur të keqen më të vogël. E keqja më e vogël na ka futur në këtë situatë ku jemi sot, si shoqëri dhe si shtet

Kundër cilit proces ligjor që ka ndodhur po protestojnë duke dhën dorëheqjen prej mandateve? Unë nuk do ta këshilloja këtë gjë, jam i bindur që ata kanë bërë aktin e parë, atyre që i kishin mandatet, por kanë ende mundësi ta ndërpresin këtë proces, këtë marrëzi, sepse kanë ende njerëz në lista që mandatet që qëndrojnë brenda partisë. Por në këtë moment, kjo përveçse krijon një rrëmujë politike, një krizë artificiale politike, nuk zgjidh asnjë problem konkret për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Bojaxhi në Top Talk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jola: 23/02/2019 09:43

    I sakte me argumente.

    Përgjigju
  • Artan T.: 22/02/2019 18:12

    BRAVO! DHE SHUME BRAVO!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë