Bojkoti i dy klubeve shqiptare nga Liga Unike, Fidel Ylli: Keqardhje e madhe, të rishikohen vendimet

Bojkoti i dy klubeve shqiptare nga Liga Unike, Fidel Ylli: Keqardhje e madhe, të rishikohen vendimet

Moment nga ndeshjet e Ligës Unike

Edicioni i tretë i Ligës Unike të basketbollit për meshkuj është futur në kaos për shkak të dy ekipeve shqiptare Tiranës dhe Teutës. Kjo sepse ata refuzuan të merrnin pjesë në nisje të tyre për shkak të arbitrimit të dobët në Superligën vendase.

Liga Unike është një kompeticion me tetë ekip, 4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari ka premtuar se Liga Unike do të vijojë si projekt, por tani do të riformatohet. Për ngërçin e krijuar nga Tirana dhe Teuta ka reaguar së fundmi edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nëpërmjet presidentit.

Reagimi i plotë:

“Në dritën e ngjarjeve te fundit ne fushën e sportit, kur dy klube të basketbollit të Shqiperisë janë larguar nga Liga Unike e Basketbollit që zhvillohet me pjesëmarrjen e ekipeve të Shqipërise dhe Kosovës, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh keqardhje të thellë për këtë vendim të njëanshëm të klubeve.

Dua t’u kujtoj dy ekipeve se Liga Unike, perveç se një aktivitet sportiv basketbolli është edhe një projekt kombëtar për zhvillimin e sportit, që përfshin aktorë të ndryshëm. Liga ka një simbolikë të fortë dhe të dashur për publikun si dhe është një marreveshje ku dy shtetet kanë marrë përsipër detyrime, edhe nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë të kreut te shtetit z.Rama.

Në një kohë kur qeveria Rama po mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit të volejbollit dhe basketbollit, dy klube që financohen tërësisht nga buxheti i shtetit, vendosin të largohen në mënyrë të njëanshme nga veprimtari zyrtare mbarëkombëtare. Në këtë pikë nuk duhet të harrojmë se sa punë dhe përpjekje janë dashur për realizimin e Ligës Unike, si dhe përpjekjet e mëdha të Presidentit të FSHB z.Avni Ponari për t’i dhënë jetë këtij projekti dhe për të marrë miratimin e FIBAs.

Efektet negative të këtij vendimi shkojnë përtej vendimmarrësve individualë të dy klubeve. Ky veprim ndikon drejtpërdrejt sportin profesionist të dy shteteve, sportistët, publikun, Federatat përkatëse, si dhe marrëdhëniet me sponsorat, të cilët veçanërisht në Kosovë, janë të gatshëm të financojnë këtë aktivitet.

Nga kjo situatë dalin të gjithë të humbur. Për më tepër që basketbolli shqiptar ka shumë për të mësuar nga ai i Kosovës. Pikërisht për të zhvilluar këtë sport në Shqipëri KOKSH ka fituar një projekt nga qeveria shqiptare dhe ka krijuar 350 ekipe basketbolli për vajza dhe djem, në shkolla 9-vjeçare, në gjimnaze dhe Universitete. Projekti do t’i vijë në ndihmë klubeve sportive të çdo qyteti dhe FSHB për identifikimin e talenteve si dhe për të patur ne të ardhmen një perfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. Nëpërmjet projektit kërkojmë të rrisim rezultatet edhe në Lojëra Olimpike dhe Lojëra Mesdhetare, ashtu si dikur në Latakia të Sirise, ku në Lojërat Mesdhetare ekipi i basketbollit të vjazave mori medalje te arta.

Në një kohë kur po punohet fort për të përsëritur këto rezultate, po mësojmë nga njeri-tjetri, dhe synojme që në nje të ardhme të shpejte të kemi rezultate pozitive si në nivelin teknik edhe në atë organizativ, episode të tilla nuk duhet të detyrojnë sportin te bëjë hapa prapa. Ky vendim i njëanshëm i dy klubeve për arsye banale, nuk duhet te ndikojë ne zhvillimin e këtij projekti madhor mbarëkombëtar.

Si President i KOKSH, i bej apel të dy klubeve dhe bashkive përkatëse të rishikojnë me qetësi vendimet e tyre dhe problemet e brendshme ti zgiidhin në mënyre insitucionale dhe jo me pasoja për të tjerët.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri