'Bojkoti i intereson futbollit', Liga Profesioniste për deklaratat e Ramës: Gjuhë denigruese, për protestën organizojmë futbollistët

Habiten që nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e shantazhit dhe bojkotin me mua nuk funksionon, nuk e kuptoj pse mendojnë që u duhet bojtkoi. Mbase e kanë më rehat që të bëjnë bojkot. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, ata me qeverinë thjeshtë duhet të bashkëpunojnë, nuk kemi detyrime ndaj futbollit profesionistë, nëse mendojnë që mund ta mbajnë futbollin me ngastra ku hidhet top, e nga ana tjetër fshihen lekë, këtë mund ta bëjnë janë të pavarur, por jo me ne,”-deklaroi Rama. 

Për Report Tv sekretari i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, i ka kthyer përgjigjje kryeministrit Edi Rama mbi deklaratat e bëra një ditë më parë.

“Bojkoti nuk i intereson kurkujt, por është si pasojë e ngjarjeve dhepërshkallëzimit të situatave. Mua personalisht kjo gjuha e kryeministrit nuk më pëlqen, sepse flitet me fjalë denigruese për njerëz që punojnë dhe japin gjithçka për sportin. Megjithatë është problem i tij,”-u shpreh Kadia.

I pyetur nëse ka patur një qëndrim zyrtar nga qeveria në lidhje me relacionin e dorëzuar një javë më parë për katër kërkesat, që kanë sjellë bojkotin e futbollit, Kadia përgjigjet:

“Grupet e punës do të intensifikojnë bisedat me negociatorin e qeverisë Fidel Yllin. Kjo është taman ajo që në duam, bashkëpunimin, por debate duhet të bëhet me kryeministrin, pasi grupet e punës kanë dështuar. Ministri sporti nuk ka,sepse s’kemi asnjë kontakt.”

Liga Profesioniste pas mbledhjes së ditës së martë u shpreh se do të përshkallëzojë bojkotin me protesta në datën 10 tetor, të cilat do të organizohen me futbollistë. I pyetur për detaje të mëtejshme Kadia deklaron:

“Nuk është gjë e thjeshtë sepse ne nuk kemi përvojë për të grumbulluar njerëz nëpër evenimente të tilla. Pra ka disa procedura që duhen ndjekur, por ideja është kjo që futbollistët dhe akademitë do të dalin në shesh para kryeministrisë.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 01/10/2020 18:09

    Kush jeni juu qe sdoni te paguani taksa.ju perdor katnari Duka qe te mbulli hajdutlliqet e veta dhe ta perdori per politike.shkoni luani futboll dhe lerini pelivanlliqet politike

    Përgjigju
  • Populli futbolldashes: 01/10/2020 04:00

    Per cfare tu krijojme lehtesira ketyre zdromsave per perfaqesimet "dinjitoze" qe po na bejne duke u shkepur me nga 4 gola ne perfaqesimet ne Europe? Edi Rama mos u perul perpara ketyre vazhdo perpara Nje pyetje kemi Pse nuk shkojne te ankohen ne UEFA ose FIFA keta kur paskan te drejte e dine fare mire se po shkoi puna atje shkrihet komplet FSHF-ja dhe atehere te hane k...t e Koco Kokedhjerit.

    Përgjigju
  • nuriu: 30/09/2020 23:33

    E kujt i plasi per kete kampionat te ketyre zorraxhinjeve qe jane ne nivelin zero. Kurr nuk do te kete futboll sa ne krye te jete Duka i droges me ata plera qe ka mbledhur reth vetes.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/09/2020 14:52

    Ky kujton se do shpetoje , behu gati ti pergjigjesh Spakut te cilen e ka vene ne levizje drejt zyrave tuaj FIFA dhe UEFA se keta te fundit duan te dijne se ku kane shkuar milionat e tyre dhene federates se futbollit , ku njeri nga Ata qe ka futur doren dhe ka mbushur xhepat nga ky fond mund te jesh dhe Ti. Prandaj mos e ngri zerin kundra qeverise per ti shpetuar haduterise qe i keni bere futbollit , se sic thote nje fjale e urte popullore, "Me Qeverine, me Zjarrin dhe me Ujin mos LUAJ"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët