Bojkoti i Superligës/ Sot skuadrat zbritën në fushë, por topi nuk u rrotullua! Ja çfarë bënë kapitenët

Sot duhet të luhej java e dytë e Superligës, por për shkak të bojkotit të inicuar nga Liga Profesioniste topi nuk u rrotullua. Për më tepër sot u kalua në një tjetër stad të paralajmëruar më parë.

Ashtu siç ishte në program skuadrat e kampionatit u rreshtuan në fushë. Madje kishte edhe arbitër, por loja nuk nisi kurrë. Kjo ndodhi në pesë stadiumet e vendit. Në Selman Stërmasi ku duhej të luhej Tirana-Teuta, në Elbasan Arena ku duhet të luhej Kukësi-Partizani, në Korçë ku duhej të luhej Skënderbeu-Vllaznia, në Laç ku duhej të luhej Laçi-Kastrioti dhe në Fier ku duhet të luhej Apolonia-Bylis.

Pas vërshëllimës së arbitrit dy kapitenët u afruan në cepin e fushës, lexuan deklaratat pro bojkotit dhe treguan përse duhej ndihmuar futbolli. Më pas të gjithë u larguan drejt dhomave të zhveshjes.

Bojkoti i kampionatit vjen për shkak të katër kërkesave financiare të Ligës Profesioniste, e cila thotë se më herët kryeministri i ka premtuar. Ndërkohë që të premten presidenti i FSHF-së Armand Duka i dërgoi një letër Ramës duke i kërkuar plotësimin e këtyre pikave, ndërsa sot kjo çështje mori edhe vëmendjen e mediave të huaja, me ‘Tuttosport’, që i kushtoi një artikull.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 20/09/2020 11:39

    SHUSHUNJA DHE BANDITI DUKA DUHET TE SHPORRET NGA FEDERATA KAM QE NE VITIN 1953 QE NDJEK FUTBOLLIN ,NJERI ME TE KORRUPTUAR TE JETE NE KRYE TE FEDERATES NUK KAM PARE AI TURPERON SHIJAKSIT E PAHARRUAR TE FUTBOLLIT .SULEJMAN MALIQATIN DHE FATBARDH DELIALISIN TE SHPORRET MAFIONERI NUMER NJE .TE SHESE PULA TE VJEDHURA

    Përgjigju
  • Tirona: 19/09/2020 21:05

    Bashkite urgjentisht duhet te nderpresin financimin e klubeve Federata duhet te pergjigjet per keta . QEVERIA MOS TE LESHOJE PE, KEMI 30 VJET QE JEMI SHKEPUTUR NGA SISTEMI SOCIALIST. Puna me e mire qe duhet te beje qeveria ti kerkoje drejtesise per ti cuar formularin per plotesim te gjithe presidenteve te klubeve duke fillu nga Kokedhjeri dhe drejtuesve te Federates duke fillu nga Duka dhe pastaj SPAKU te futet per veprim.Keta duan te pasurohen me taksat e shqiptareve.Qeveria mos te japi asnje qindarke nga buxheti i shtetit ketyre shushunjave.

    Përgjigju
  • Sportdashesi: 19/09/2020 18:20

    Ju keni bojkotu vehten me rezultatet negative qe keni pesuar ne ndeshjet europiane

    Përgjigju
  • Populli futbolldashes: 19/09/2020 17:40

    Cfare kerkojne keta ti ndihmoje qeveria per eliminimet ne mwnyren me te turpshme nga veprimtarite nderkombetare? Teuta rrihet 0 me 4 ne shtepine e saj Laci nga 1 me 0 ne favor peson per 3 minuta 2 gola Kukesi ne menyren me te turpshme peson 4 gpla ne Air bAlbania. Pale te flasesh per Kombetaren qe fiton 2 me 0 ne Bjellorusi dhe rrihet 0 me 1 nga Lituania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve