Bojkoti i transportit urban/ Veliaj kërcënon kompanitë: Nëse nuk filloni brenda javës, heqim licencat (VIDEO)

Kush kompani nuk nis brenda javës transportin publik do të humbasë licencën. Kjo ishte deklarata e fortë e kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili tha se askush nuk mund të mbajë peng qytetin dhe nëse nuk nisin transportin me urbanët, atëherë bashkia do iu heq licencat dhe do të kërkojë operatorë të tjerë.

Veliaj foli në mënyrë kërcënuese në lidhje me kompanitë e transporti publikuar duke u kujtuar se ky ishte paralajmërimi i tij dhe nëse nuk e besojnë të kujtojnë rastin e Astirit dhe teatrit kombëtar.

Kryebashkiaku tha se ai mbështet kërkesat e transportit publik, por shton se këto kërkesa duhen negociuar ndërkohë që puna ka nisur, pasi një qytet i tërë nuk mund të mbetet peng i tyre.

"Për të gjithë kompanitë e autobusëve bashkia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Mund të vazhdojnë bisedimet me mistrinë, por ky diskutim mund të vazhdojmë shumë mirë duke nisur punën dhe unë do të bëhem avokati i tyre. Por në momentin që ata thonë 'o të gjitha o rash e vdiqa' , ju garantoj që disa kompani do të humbin licencën e transportit në bashkinë e Tiranës. Kush e vë në dyshim fjalën që unë po them, le të kthehet tek Astiri apo Teatri dhe të shoh e mbajmë apo jo fjalën. Në momentin kur dikush thotë unë nuk dua të nxjerrë autobusin deri sa të më plotësohen kërkesat, kjo do të thotë mbash qytetin peng. Ky është paralajmërimi i fundit, nëse operatorët nuk dalin brenda kësja jave, humbasin licencën dhe atë vjen e merr një operator tjetër që ju sigurojë që nuk mungojnë. Ky është paralajmërimi i parë dhe i fundit dhe nëse nuk kemi një reagim brenda kësaj jave do humbasin licencat. Këtu të gjithë po sakrifikojmë nga pak dhe të gjithë duhet të sakrifikojmë nga pakë. Nuk bëhem palë me askënd që vë ultimatume, nuk plotësohen 100 % të kërkesave por negociohet për arritur diçka të mesme", tha Veliaj.

Më herët Unioni i Shoqatave të Transportit Publik në një takim me administratorët e autobusëve ndërqytetës si dhe me përfaqësues të urbanëve thanë se nuk do të nisin këtë shërbim, pa iu plotësuar kërkesat që kanë.

Pagesa e dytë e luftës, heqja e akcizës për naftën si dhe e TVSH-së për vitin 2020, rimbursim për biletat për vendet bosh në autobusë dhe kategorive me libreza apo abonet janë ndër kërkesat që Transporti Publik nuk heq dorë dhe kërkon plotësimin e tyre në nisjen e shërbimit në Tiranë.

Në lidhje me këto kërkesa transporti publik ka zhvilluar disa protesta duke treguar se rregullat anticovid është shumë e vështirë të respektohen në këtë shërbim dhe se kostot e humbjes kanë qenë të mëdha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 29/06/2020 18:51

    more ndyresire njerezore. more zdroms. po si more ti hapin bizneset me humbje sic kerkon ti.

    Përgjigju
  • CaBone: 29/06/2020 16:37

    Po hi ja kush rrin e qaravitet si legen. Mir tha njeri me posht qe Shteti duhet te jet pronari kryesor i transportit publik dhe jo vetem.

    Përgjigju
    • Shqip: 29/06/2020 18:00

      Kjo eshte qasja e re e bashkise do te marri per vete transportin, duket nga komentet qe kane nisur si me poshte punonjesit!

  • Lani: 29/06/2020 16:20

    Ktu po vdesin njerez perdit ju thoni autobuzat duhet karantin

    Përgjigju
  • Zdromsit: 29/06/2020 15:57

    Kur humb qetesia dhe kur fillon presioni apo me rende akoma kercenimi, kjo tregon sipas praktikave me te mira se m.ti eshte bere mullar. Zoti veliaj, ju mendoni qe sa me shume korrupsion sa me shume propogande te beni kjo ndihmon qe gjerat harrohen, njerzit lodhen, njerzit heshtin apo me keq akoma nenshtrohen. Ky eshte gabimi ne perceptim qe keni ju soji juaj zoti veliaj. Shteti do te ngrihet ne kembe zoti veliaj dhe keni mjaft akuza prej verteti qe do te duhet te jepni llogari. Fakti qe keni filluar kercenoni tregon me se miri se i keni humbur te gjitha! Suksese me jete zoti veliaj.

    Përgjigju
    • protestuesi: 29/06/2020 18:32

      o zdromso po nuk i tregove kufirin disave qe kane vjedh e kane fituar miljona e tani duan dhe qiqrra ne hell atehere kercenimi esht me e pakta se ka dhe qe ti heqi lishencen atyre hajduterve dhe ti fusi gjobe qe ti vije mendja verdalle...e kuptove ti o i indinjuar?kur nuk ishte krize ata legenat mernin pare me grushte e 3 bileta ti jepnin e tre i fusnin ne xhep per vete....derri do plumbin ballit o njeri

  • liku: 29/06/2020 15:48

    Urbanet gjithmone kane punuar sipas qejfit me vonesa neper stacione duke krijuar panik ne hyrjen e qytetareve dhe duke mos zbatuar kontraten me bashkine. Autobuzat qe nuk plotesojne kriteret per ti sherbyer qytetareve duhet te dalin jashte qarkullimit se jane blere neper varreza e europes te nxjerra jashte qarkullimit. Urbanin duhet ta kete bashkia dhe jo privati ashtu si e ktheu luli kur ishte kryetar bashkie

    Përgjigju
    • politikani: 29/06/2020 18:34

      ne fund e prishe me ate legenin....ai premtoi tramvajin dhe hoqi stacionin e trenit nga TIRANA.si tAa nxe goja ta lavderosh nje hale te tille?

  • redi: 29/06/2020 14:55

    Veliaj leri skemat me heqie license per operatoret e trasportit urban ,por ktheja ate transport shtetit sic e kane shumica e shteteve te BE. Privatizimi i tij ishte dhe eshte korrupsion i gjalle.Transportin inter urban lejani privatit .Qytetaret kane punrat e tyre te perditeshme ,dhe duan sherbim dhe jo te presin kur te zgjidhen konfliktet bashki -privat

    Përgjigju
  • Messi: 29/06/2020 14:44

    Filloni punen ,,mjaft me bojkot,,,por zevendesoni autobuzet,te jene nga 2010 e kendej,,njerezit duan te shkojne ne pune,,edhe qeveria nuk do ju bezdise,mos kini kaq shume frike....

    Përgjigju
    • Like: 29/06/2020 22:49

      Bravo veliaj ku idhe deri tsni ata kijtojne se kan mallin e babes orandaj bejne keshyu

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë

Disiplina mbush me gjoba Kategorinë e Parë