Bojkotimi i masave të sigurisë nga avokatët, Alibeaj: Mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu, ky është alarm për KLP-në

Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputeti Enkelejd Alibeaj, u ndal tek bojkoti i avokatëve për masatë  sigurisë, në shenjë protestë për hartën e re gjyqësore.

‘Çështjet e bojkotimit të masave të sigurisë, mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu për këtë shkak duhet të jetë një alarm i madh për KLP-në. KLP nuk e ka vënë ujin në zjarr aspak, ndërkohë që mund të shpërthejë një situatë e pakëndshme për askënd. Në një pjesë të dhomave të avokatisë në rrethe një pjesë të avokatëve nuk po marrin pjesë. Kjo është t’i japësh një derë të madhe. Është ulëritëse që KLP, ai më shume se KLGJ të jetë prezent në këtë proces.

Kryetarja e Komisioni, Klotilda Bushka tha se harta gjyqësore është një çështje teknike, dhe çdokush ka të drejtën të reagojë, por është një proces që ecën në saj të disa standardeve të miratuara.

‘Harta gjyqësore është një çështje teknike, e organeve të drejtësisë. Gjithkush ka të drejtën e vet të reagojë, në do bëjmë një dëgjesë të kuptojmë palët, por është një proces që ecën në sajë të disa standardeve të miratuara. Ato kritere zbatohet. Janë organet kompetente që e zbatojmë.’- tha Bushka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet