Bojkotohet mësimi në shkollën 'Hasan Prishtina', shkak shorti i gjuhës së huaj për italisht, prindërit: Duam anglisht

Ndonëse shkolla ka filluar prej 17 shtatorit, për shumicën e nxënësve të klasës së tretë B në shkollën “Hasan Prishtina” mësimi nuk ka nisur ende. Prindërit e tyre kanë vendosur të mos i çojnë fëmijët në shkollë, nëse lihet ende në fuqi vendimi për të mësuar gjuhën e italishtes si gjuhë të huaj dhe jo anglisht.

 Fëmija im do jetë i detyruar të japë provim italishten në klasë 9 dhe në vit të 3-të, do doja të jepte anglisht gjuhën e parë, pasi nuk kam mundësi t’i çoj në 2 kurse.

Prind

Nuk e kam çuar nipçen në shkollë, për asryen se gjuhë e parë e huaj është përzgjedhur italishtja, ne nuk kemi për ta zgjedhur, dhe ne nuk do i çojmë fëmijët më në shkollë”.

Prind

Sot, ata patën edhe një takim me drejtorinë e kësaj shkolle, në të cilën morën këtë përgjigje:

Po stë pëlqeu, hiqe fëmijën nga shkolla më tha drejtoresha, por përderisa jam banore e lagjes, më takon ta kem fëmijën në shkollë.

Prind

Sakaq edhe vetë nxënësit thonë se janë dakort me vendimin e prindërve të tyre për të mësuar anglisht dhe jo italisht në shkollë. Shqetësimi i prindërve i bërë më herët publik nga Report TV mori përgjigje edhe nga instancat e minsitrisë së arsimit.

Ne kemi bërë një fare rregulli që në klasën e 3-të një pjesë e nxënësve të studiojë një gjuhë tjetër të parë, pa ia hequr të drejtën që të studiojë përsëri gjuhën angleze në klasën e 6-të. Kjo ka qenë një përpjekje për ti ofruar një shërbim më të mirë nxënësve në nxënien e gjuhës së huaj.

Fozilet Simoni, specilaiste në DAR

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit