Rreth 80 nxënës të fshatit Kllobçisht në Njësinë Administrative Maqellarë të Dibrës kanë braktisur mësimin prej dy ditësh. Prindër e fëmijë thonë se shkolla e tyre i plotëson të gjitha kushtet ndaj refuzojnë transferimin në një fshat tjetër 3 km larg. Kontaktuar nga Report TV, drejtoresha e Arsimit, Ledjana Gjoka tha se nga “Zyra Vendore Arsimore Dibër nuk ka një vendim për mbylljen e kësaj shkolle dhe nuk do të ketë për sa kohë numri i nxënësve është sipas pëcaktimeve të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit”.
Ajo sqaron më tej se “shkolla e Kllobçishtit aktualisht është shkollë vartëse ku ka nxënës të arsimit fillor dhe komuniteti dëshiron ta kthejë në shkollë qendër”.
Sipas drejtoreshës, kjo është e pamundur pasi shkolla qendër komunitare ndodhet në fshatin Kërçisht i Poshtëm, e cila është ndërtuar me fondet e MAS.
Gjoka sqaron se nga klasa e 6-të deri në të 9-ën duhet ta zhvillojnë mësimin në shkollën 9-vjeçare “Haki Sharofi” të Kërçishtit, pasi është shkollë qendër komunitare dhe nxenesve u mundësohet transporti.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.4%
-
Keq
62%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2737
Lajme të tjera
-
Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore
26 Prill, 10:49
-
Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën
24 Prill, 16:57
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%
22 Prill, 16:08
-
Dëbora zbardh stadiumin, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
21 Prill, 15:43
-
FOTO/ Puka mbulohet nga dëbora, bardhësia zbukuron qytetin
21 Prill, 12:18
-
VIDEO/ Grushta mes gjimnazistëve në Bulqizë, kampionati i volejbollit përfundon me rrahje masive! Policia i shoqëron në polici
19 Prill, 19:19
-
Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet
18 Prill, 10:04
-
Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro
16 Prill, 11:17
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke me bimësi, në hetim 22-vjeçari në Klos
8 Prill, 09:23