Bolivi, 2.3 milion kafshë të egra, viktima të zjarreve në savanën tropikale Chiquitania

Bolivi, 2.3 milion kafshë të egra, viktima të zjarreve në savanën tropikale Chiquitania

Më shumë se dy milion kafshë të egra, duke përfshirë jaguar, puma dhe lama, ishin viktima të zjarreve që shkatërruan zona të mëdha të pyjeve në Bolivi, veçanërisht në Savannah tropikal Chiquitania në lindje të vendit.

Profesoresha Sandra Quiroga nga Universiteti i Santa Cruz tha se “sipas vlerësimeve tona, më shumë se 2.3 milion kafshëtë egra gjetën vdekjen  nga zjarret”

Mediat lokale kanë treguar imazhe të trupave të pajetë të kafshëve të djegura në pyje dhe zogjve që kërkojnë strehim në zonat e shpëtuara nga flakët.

Zjarret, të cilat kanë shkatërruar më shumë se katër milion hektarë që nga muaji gushti, kanë shkatërruar plotësisht "pyllin parësor" i cili mbulon mbi 100 hektarë në rezervën e Tucavaca, në departamentin lindor të Santa Cruz.

"Pylli është plotësisht i karbonizuar dhe dëmi është i pakthyeshëm. Ai kurrë nuk do të kthehet në normalitet," tha Quiroga.

Departamenti lindor i Santa Cruz ka qenë më i prekur nga nëntë departamentet e Bolivisë që kur zjarret filluan në muajin maj dhe u intensifikuan në fund të muajit gusht.

Ambientalistët drejtojnë gishtin te Presidenti Evo Morales, i cili inkurajoi djegien e pyjeve dhe kullotave për të zgjeruar prodhimin bujqësor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen