Carlo Bollino: Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit

Carlo Bollino: Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit

Ilir Meta

Nuk e dimë se cili do të jetë dekreti misterioz ''anti-puç'', që Ilir Meta premton për 2 marsin, por dimë që tani se Kreu i Shtetit e ka humbur legjitimitetin dhe besueshmërinë për ta firmosur atë. Thirrja e një tubimi në shesh kundër qeverisë shkel Nenin 86 të Kushtetutës, që detyron Presidentin e Republikës të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në kundërshtim me logjikën, sipas së cilës puçistët zakonisht janë një pakicë, të cilët, nga opozita përmbysin pushtetin duke përdorur forcën, Presidenti i Republikës akuzon për grusht shteti mazhorancën, e cila është tashmë në pushtet pasi ka fituar zgjedhjet. Ky grusht shteti mbrapsht, në realitet, ekziston vetëm në botën paralele në të cilën Ilir Meta është kthyer të jetojë pas një vizite të shkurtër në tokë, në javët që pasuan tërmetin.

Meta është sërish në krye të botës së tij virtuale, në të cilën u votua më 13 tetor, ku parashikohen tërmetet, ku Parlamenti do të digjej, ku ambasadorët kërcënojnë dhe bëjnë komplote, ku institucionet ndërkombëtare janë në duar të bandave kriminale dhe ku LSI në zgjedhjet e vitit 2017 u bë forca e parë politike dhe fitoi më shumë se 50 mandate. Në botën virtuale të Ilirit dekretet nuk shërbejnë për të rregulluar jetën e vendit, por për ta kërcënuar dhe, në vend që të publikohen në Fletoren Zyrtare, shpallen paraprakisht në televizion me tone kërcënuese pa zbuluar përmbajtjen e tyre, pikërisht ashtu sikurse ka bërë në nëntor me një video misterioze kundër Dvoranit, e cila, në të vërtetë, nuk u pa kurrë. Në planetin ku jeton tani Iliri, Presidenti i Republikës vesh parzmoren e Skënderbeut, është kryetar i një force politike dhe thërret opozitën, duke e urdhëruar të dalë në shesh në krah të tij, duke sjellë të paktën 10.000 militantë, të cilët, nëse Basha do t’i kishte ende në dispozicion, protestën do ta kishte bërë vetë, pa patur nevojë të priste atë që thërrasin të tjerë.

Por planeti i drejtuar nga Presidenti ynë është një planet tashmë i shkretë. Madje edhe Lulzim Basha, tanimë i zgjuar nga gjumi i arsyes që zgjati saktësisht një vit, e kupton se një javë pas një konference botërore, e cila i beson Edi Ramës një shumë prej 1.15 miliard eurosh, nuk ka asnjë kuptim të organizosh një protestë duke e akuzuar si puçist. Dhe e kupton që, ndërsa 10.000 shqiptarë ende banojnë nëpër çadra dhe vendi ende është në gjendje emergjence për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, të kthehesh në shesh për të sfiduar shtetin dhe policinë është një akt i papërgjegjshëm politikisht. Ndërkohë, të largosh vëmendjen e policisë, e cila për herë të parë është angazhuar të luftojë pasuritë e krimit, duke e detyruar të luftojë me molotovët e Presidentit, është një vetëvrasje politike, përveçse edhe e dyshimtë. Pasi ky “escalation” i papritur politik pikërisht të nesërmen e nisjes nga puna të OFL-së nuk kuptohet nëse është vetëm një koincidencë.

Por, mbi të gjitha, ndryshe nga Ilir Meta, Lulzim Basha, i cili e dorëzoi të gjithë pushtetin sipas parimit fëmijnor “sa më keq, aq më mirë”, duket të ketë kuptuar më në fund se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në pushtet është të bindësh shumicën e vendit që ta ndjekë dhe se për të hyrë përsëri në institucione duhet të arrish të kapërcesh si fitimtar të vetmen portë hyrëse që njeh bota demokratike: zgjedhjet e lira. Strategjia e molotovëve dhe e sheshit ka dështuar dhe, sikurse thoshte një poet rus, në një terren tashmë të djegur, zjarri nuk përhapet më.

Ja pse Ilir Meta tashme eshte vetëm. Përveç tij dhe Tit Vasilit, në atë botë virtuale ka mbetur e jeton Sali Berisha, i pushtuar nga deliri i tij patetik dixhital, konfuz edhe për rolin që duhet të luajë: pasi nuk e di më nëse do të jetë një ish-lider që vijon të ëndërrojë revoltën popullore e cila nuk shpërthen, apo një ish-botues i falimentuar, i cili beson se mund të ndikojë akoma zhvillimin e ngjarjeve duke u vënë biznesmenëve gjoba, që nuk trembin tanimë askënd. Ose thjesht nje plak qe pasi pretendon se i ka sherbyer popullit per 25 vite, i ka mbetur nje supervile me 7 oxhake buze detit, nje djale qe shtetit cdo muaj mes luksit neper bote, dhe nje dhenderr qe eshte i vetmi ne gjithe fisin e tij te madh qe papritur ka trasheguar miliarda.

Për fat të mirë, ashtu sikurse ka treguar historia, jeta vazhdon edhe pa ta dhe pavarësisht nga ata. Probleme në vend ka dhe janë ende të shumta, por pas pak më shumë se një viti do të ketë votime, me një makineri të reformuar elektorale që shpresohet se më në fund do të jetë e pavarur nga partitë dhe ai do të jetë momenti për të testuar opinionin e popullit: në rast se gabimet e bëra nga Edi Rama do të gjykohen se janë më të rënda nga meritat e tij, qeveria do të ikë dhe do të zëvendësohet nga një forcë e re politike, e cila do të mund të ndryshojë ligjet që do të konsiderohen si të gabuara. Kështu funksionon demokracia. Por, ndërkohë, institucionet e reja të drejtësisë po marrin formë dhe forcë, lufta kundër krimit të organizuar duket se me ne fund është ngjitur në vendin e parë në listën e përparësive, komuniteti ndërkombëtar është krejtësisht përkrah shqiptarëve, mazhoranca dhe opozita tashme janë ulur në tryezën e reformës zgjedhore dhe hapja e negociatave me Bashkimin Evropian duket se është më në fund e afërt. Dikush le ta informojë Ilir Metën për këto lajme të mira. Por jo, nuk ka nevojë: pikërisht nga fakti se sapo ka shpallur revolucionin në shesh, kuptohet që këto lajme tashmë ai i ka marrë.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krraba: 20/02/2020 20:41

    Me dates 2 Mars , kur ky njeri I peshtire e dale boje ka lajmeruar proteste ,ka per ta bere si Alende .Le te lutemi kush deshiron Ky hajdut I regjur e shet veten per patriot ,poooorrrr I papare ne bote per percarje Te na hiqet nga syte sa me pare

    Përgjigju
  • Cufe: 20/02/2020 19:47

    Respekte Z.Carlo Bolino Je I pa arritshem Je gazetari me I mire ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sam: 20/02/2020 18:27

    Komisioni parlamentar i ligjeve me mosmarjen e vendimit per shkarkimin e ilirmeta shkakton keto shtjella politike dhe mundesi destabiliteti,keshtu edhe per te shoqen!!Perse,Perse?! Mbase do t’a lene,por kjo do t’u veshe nje krim,le te presim,vazhdoni te mashtroni popullin?!

    Përgjigju
  • Une: 20/02/2020 17:38

    Jam pa qejf po me 2 Mars do coj ke Bulecardi komshiun Ver Llapa ti beje nje lucidim Monikes

    Përgjigju
  • Besnik: 20/02/2020 14:42

    Me qetesi dhe dashuri.Me qetesi dhe dashuri. Me qetesi dhe dashuri.ME QETESI DHE DASHURI.Hahahahaha erdhi dita te tallemi edhe ne me Liken dhe Moniken. I gezofshi te gjitha pasurite qe keni.VILA E LALEZIT DO BEHET NJE VARR I BUKUR PER FAMILJEN TUAJ.

    Përgjigju
  • Nuk me duket thjesht kaq i ndruar Carlo Bo.: 20/02/2020 13:42

    Eshte nji Aktion i paraljmeruar i presidentit Muta , qysh n seconda-t e para te emerimit te tij nga Maxhoranca si Presideent , kur shpertheu ne Histeri (nga gezimi duke ju rrit Orexi instiktivisht ,per gjithe Pushtet-et ) per marrje te pushtetit me dhune (exeprience kjo joDeemokratike ,e vendeve Arabe) . Lufta e tij permanente qe karakterizon qenien e tij ne presidence ,kunder cdo Ligji qe miratinte Parlamenti Shqiptare , sulmet dhe deklaratat e papergjegjeshme per median per dstabilizimin madje pushtimin qe mundet ti behej Shqiperise nga ata qe na rrethojne (miqte e familjes se tij ) etj ,tregojne qarte se ky president ,ushtron nji veprimtari antishet e atishqiptare e ne cdo kohe i fryn flakes ne vend e destabilizimit . -- Por vec ksaj veprimtarie te dukeshme antishtet ,fshatari ,islamiku ,Presideti Muta, kjo Lajthtitje e tij e radhes me tone me te larta , duhet pare edhe ne nji tjeter kendeveshtrim ,ate se cfar le te kuptoje sot ky zhurmues , direkt si ne diten kur Rama ishte ne Bruksel ne Konference e Donatoreve per ndihmat e Termetit organizuar nga BE (nji nnder e vlereesim i vecant i papüare asnjiher per Shqiperine ne klto Nivele Europiane ) plai Shashkat e radhes , nga njera ane mendoj un ,tentoj te prishi sa mundet Imazhin e Shqiperise gjate zhvillimit te Konferences se Donnatoreve ,diten e zhvillimit pra , dhe dje e sot , me nxitjen e Rrevolucionit te Krimineleve qe kan vjedhur Shtetin Shqiptare ne kto 30-vjet marrezi injoratesh ne Pushtet ,therret popullin e opoziten ne protesta , per me bo Grushte Shteti ,Muti Mendon gjithmon Kontravers ate q ethote eshte qerrata i madhe dhe e fundit , se doshta e zgjata shume , me kte zhurme ,(si eshte praktike ne Taktiken qe i ka mesuar Tutoret ne tyre ,saliun e meten) :::PER TE ZBEHUR SUKSESIN E EDI RAMES ARRITUR NE BRUKSEL Hodhi shashken e prodhuar ne Fabrikn e Molotovit ne Vicidol , edhe pse i dridhet bytha nga Drejtesia . Shqiptareve duhet ti mjaftoj tashme 30-vjet terror uhtruar nga kta pseudopolitikan , qe per pushtet e pasuri ndezin zjarre kte Shqiperi - Pa Zot

    Përgjigju
  • Daja: 20/02/2020 13:26

    Si nuk te ha nje mortje te shpetoje ky vend nga ty Ilir Mafjozi e nga Sali Berisha,do mbaheni mend gjate per ligesine e poshtersine tuaj.

    Përgjigju
  • Likja: 20/02/2020 13:24

    O Like ziu qe mbete vetem puc-puc,ha ha ha fiks per portokalli,populli po qesh e po gajaset me "bemat" e tua e Mona fallxhores.

    Përgjigju
  • Lori: 20/02/2020 13:08

    Ky karnaval President te shkarkohet e te arrestohet nje ore e me pare, gjithmone ne momente kyce per fatet e vendit e te shqipatreve ky kerkon vec tym e flake,t'i jepet nje mesim i mire ketij dordoleci te neveritshem.

    Përgjigju
  • Taku: 20/02/2020 12:55

    Jam i nje mendje me Av.Spartak Ngjelen,te arrestohet ky monster qe vec tym e flake kerkon,t'i tregohet vendi nje ore e me pare mbasi eshte bere si i cmendur per te trembur laraskat.

    Përgjigju
  • Populli: 20/02/2020 12:52

    Eshte terbuar keq koklopa i Cepanit,ti Like mender te ha ate qe nuk thuhet

    Përgjigju
  • Xhiku: 20/02/2020 12:50

    Ne se ka nje gje qe Kryeministri Edi Rama duhet te kerkoje falje eshte fakti qe beri Ilir Kryemafjozin President.

    Përgjigju
    • Ilir: 20/02/2020 15:18

      Po te ishte I lire ne krye te opozites... e llogarit dot sa veshtire do te ishte per reformat e per te gjitha? Larg o Zot, do te kish ndodhur ndonje katastrofe si 97-a.Kjo ishte loje shahu, saliu eshte si ai ujku pa dhembe, Luli dhe Mona nuk Jane te dy bashke te rrezikshem sa iliri vetem. Ndaj ju ofrua ofiqi I larte si karrem, per ta izoluar ne korrnizen e presidentit. Kjo eshte levizja GJENIALE qe I lagu barutin ilirit. Tani po cmendet se è kuptoi me vonese qe ja kane futur... Por s'ka cben mè...per fatin tone te mire.

  • Ani: 20/02/2020 12:48

    Qe ka lajthitur nga fiqiri ky palo President nuk ka me dyshim,por c'fare pret Parlamenti qe nuk e shkarkon kete pleher qe vetem tek sherri e rremuja e ka mendjen?

    Përgjigju
  • GJOK ZIU: 20/02/2020 12:46

    NESE NA TREGON SESI SHTETI BEN GRUSHT SHTETI BRENDA SHTETIT../ POR NUK KA NDODHUR NE ASNJE VEND TE BOTES PESHEMBULL NE TURQI KUSH E BERI GRUSHTI E SHTETI MOSVALLE ERDOGANI APO GYLENI SI KY GYLENI JONE../ AI E DI QE SHUMICA NUK BASHKOHET KURRE ME ATO KOKA SEPSE RAMEN E KEMI ME TE MIRE SE TRADHETARET E PARLAMENTIT DHE VOTUESVE TE VET../ RAMEN ESHTE I QARTE EDHE KUR KA THENE QE JAME NE I MIRI I TE KEQINJEVE../ATO KOKA NA VJEN KEQ SEPSE SHPRESUAME TEK DEMOKRACIJA POR ME ATO KRIME QE KA BERE NUK VOTOHET ME../

    Përgjigju
  • YYY: 20/02/2020 12:31

    Shkrim/analize prej ustai, si gjithmone. Respekte Carlo!

    Përgjigju
    • Landi: 20/02/2020 19:19

      Bollino, i ke rënë pikës plako !!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum