Bollino: Është koha për guxim, në Shqipëri duhen të njëjtat masa ekstreme të marra në Itali

Bollino: Është koha për guxim, në Shqipëri duhen të njëjtat masa ekstreme të marra në Itali

Tani që, më në fund, ministria e Shëndetësisë u zgjua nga optimizmi i saj, në bazë të të cilit për ditë me radhë e ka trajtuar koronavirusin si një eventualitet akademik dhe jo si diçka që do të ndodhë me siguri, nuk duhet humbur më kohë. Masat e marra dje nuk mjaftojnë, pasi janë shumë të ngadalta dhe shumë të përmbajtura ndaj shpjetësisë, me të cilën po përhapet epidemia në Itali, nga e cila infektohemi. Fati i “rajonit të 21-të italian”, përkufizim që dëgjoj prej vitesh tashmë të përsëritet me shaka, këtë herë rrezikon të kthehet në një realitet tragjik. Dhe këtë e shkruaj me zemër të lënduar si qytetar italian, por edhe si qytetar shqiptar. Kështu që duhet të veprohet pa humbur kohë, duke shmangur të njejtin gabim të rëndë që bëri qeveria italiane, e cila vendosi të mbyllë gardhin kur shifrat flasin se është tepëer vonë.

Pas dekretit të radhës të miratuar dje në darkë nga qeveria italiane, me të cilin shtrihen në të gjithë territorin kombëtar kufizimet e lëvizjeve(deri dje të vlefshme vetëm për Lombardinë dhe 14 qarqe), duke e shpallur të gjithë Italinë “zonë e mbrojtur”, masat e sigurisë duhet të përforcohen urgjentisht edhe në Shqipëri. Ndërkohë që sot, për të udhëtuar për shembull nga Roma në Bari duhet të kesh “arsye të përshtatshme”, kjo kërkesë nuk shtrohet për të udhëtuar nga Roma në Tiranë, linjat ajrore të së cilës ende janë të hapura si gjithnjë. Por sot nga Roma mund të vijnë persona të infektuar, po ashtu sikurse dhjetë ditë më parë mund të vinin (dhe kanë ardhur) nga Milano apo nga zona të tjera të veriut të Italisë.

Në të gjithë Italinë nga mëngjezi i sotëm u ndalohet jo vetëm të dalin nga shtëpia apo të lëvizin nga një qytet në tjetrin pa arsye të dokumentuar, por është e ndaluar edhe të grumbullohen brenda e jashtë bar-kafeve, pub-eve, diskotekave dhe lokaleve të tjera publike. Është ndaluar grumbullimi edhe në sheshet apo jashtë lokaleve pa respektuar distancën e sigurisë. Është e ndaluar të shkosh në kinema, në teatër apo në muzeume. Të gjithë kampionatet e futbollit janë bllokuar, palestrat janë mbyllur, shfaqjet e festat janë ndaluar, restorantet mbyllen në ora 18.00 dhe në fundjavë mbyllen edhe qendrat tregtare për të shmagur që të grumbullohen shumë njerëz në të njejtin vend. Kush shkel këto rregulla rrezikon kallzim dhe arrestim.

Këto janë masa ekstreme, si për gjendje lufte, që janë vendosur edhe në rajone si Basilicata ose Kalabria, të cilat kanë më pak raste koronavirusi se sa ka sot Shqipëria. Dhe arsyeja për këto masa ekstreme është se njerëzit nuk e kanë kuptuar sa e rëndë është situata. Njerëzit nuk e kanë kuptuar se duhet të rrinë nëpër shtëpi, vendi i vetëm ku koronavirusi nuk mund t’i kapë. Dhe ata që janë të detyruar të dalin, duhet të kenë kujdes të madh sikur të lëvizin në një terren të minuar, pasi çdo person që takojmë, pa e ditur, mund ta infektojmë ose të infektohemi prej tij. Është edhe kjo sjellje e papërgjegjshme e italianëve, të cilët besuan se kishin imunitet ndaj virusit dhe pretenduan të vazhdonin të silleshin si gjithnjë, që i ktheu ato pak raste infeksioni nga koronavirusi në një epidemi kombëtare qe rrezikon një katastrofë humanitare në vendin fqinje. Në se nuk ndryshon sistemi i jetesës në Itali, një epidemiolog dje ka përllogaritur se nga koronavirusi mund të preket 60% e popullatës italiane, duke shkaktuar 1 milion të vdekur! Në të kundërt, Kina duket që e ka fituar betejën ndaj koronavirusit në kohë rekord, pikërisht duke detyruar njerëzit të mos lëvizin nga shtëpia. Dje në gjithe Kinen paten vëtëm 19 raste te reja, në Itali 1800.

Popullata shqiptare nuk duket se po sillet ndryshe nga ajo italiane. Mbrëmë kafenetë në Shqipëri ishin të mbushura plot, si edhe ato të Romës, Barit apo Palermos duke besuar akoma perralla qe në fund te fundit ne nuk rrezikojme. Nuk eshte momenti për qëtësi, por për realizëm. Pikërisht për këtë, edhe qeveria shqiptare duhet të marrë të njejtat masa ekstreme që u morën në Itali. Nuk kemi imunitet nga ky rrezik edhe pse njerëzit nuk e kuptojnë, duke besuar akoma qe mjaftojne hudhra dhe rakia. Duhet të ndërpriten menjëherë të gjitha lëvizjet me Italinë duke lejuar vetëm lëvizjen e mallrave, duhet të mbyllen në orën 18.00 lokalet publike, bar-kafetë dhe restorantet, duhet të mbyllen kinematë, stadiumet, muzeumet, duhet të kufizohet orari në qendra tregtare. Duhet të ndalohet grumbullimi brenda bar-kafeve, brenda lokaleve publike dhe lëvizjet e panevojshme, duke i kushtuar vëmendje çdo detaji, duke ndaluar për shembull darkat ose drekat masive në raste të dasmave apo të vdekjeve, apo praninë e publikut në studiot televizive.

Është e rende të thuhet, por vetëm një lloj shtetrrethimi i tillë do të na shpëtojë që të mos bëhemi me të vërtetë rajoni i 21-të i Italisë dhe të mos jetojmë makthin e saj, kur nuk i kemi as spitalet e saj. Ky është momenti kur qeveria duhet të tregojë kurajo. Pse ndryshe nga Italia, ketu jemi ende ne kohë.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 10/03/2020 17:21

    Sakte z.Bolino qeveria duhet te degjoje apelin tuaj dhe te marre te njejtat masa si Italia, ndryshe do te jete vone....

    Përgjigju
  • Kastrioti: 10/03/2020 13:05

    Fjale qe duhen marre ne konsiderate. Italia arriti ne kete pike oer shkak te konfuzionit dhe mos menaxhimit te situates. I mbsushi spitalet me te prekur nga Covid19, pa i ndare pacientet me simptoma te lehta nga ato te nderlikuara. Ata qe jane te prekur lehte mund ta kalojne ne shtepi kete semundje. Spitalet duhet te jene per ate kategori te prekur nga semundje te tjera kronike si diabet, zemer e semundje te tjera. Te mos veprohet si Italia qe i stermbushi spitalet dhe semuri edhe doktoret. Doktoret pse te infektoheshin, nese do ishin te mbrojtur sic duhet me veshje nga koka te kembet dhe me helmeta dhe maska? Shqiperia duhet te nxjerre mesim mga rasti i Italise dhe te shtrojë ne spitale pacientet me te dobet nga ana shendetesore. Nga ana tjeter masa drakoniane si Kina, qe i izoloi me force banoret neper shtepi dhe mbylli cdo aktivitet publik. Kush nuk zbaton urdherat, policia te veproje. Kjo eshte nje semundje qe kerkon masa dhe zbatueshmeri te ketyre masave me rigorozitet, me hir apo pa hir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar