Bollino: Kur edhe Gaz Bardhi del nga influenca e "plakut demoniak" dhe kthehet njeri normal

Bollino: Kur edhe Gaz Bardhi del nga influenca e

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Gaz Bardhi tha: ''Kur ne kërkojmë që opozita të propozojë presidentin, jemi ne të shitur. Kur "Rithemelimi" kërkon që opozita të propozojë presidentin janë opozitë''.

Tani që më në fund edhe Gaz Bardhit i përplaset fytyra kundër dopio-standardeve dhe mungesës së logjkës që Sali Berisha ka imponuar nga 1992 deri me 9 shtator 2021 si rregulla politike të Partisë “demokratike”, ndoshta më në fund na kupton. Na kupton ne gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë që s'kanë pranuar budadalliqet e doktorit dhe për këto arsye janë përballur për 30 vite me shpifje, sulmet, dopio-standard dhe mungesën e logjikës së tij. Do të na kuptojë, por duke mos harruar qe edhe ai ka qenë pjesë e kësaj makinerie fanatike dhe shpifëse deri në momentin që u shkëput nga ai "plak demoniak" që transformon njerëz në monstra. 

Mireserdhe z. Bardhi edhe ti ne botën e njerëzve normalë. Para teje kanë ardhur edhe shumë të tjerë, ish monstera nën dominin e Berishës që sapo u larguan nga influenca e tij kthehen si njerëz të mençur. Nuk e dimë nëse kështu ke humbur pushtetin, por me siguri ke fituar logjikën dhe ndershmërinë.

xy/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sami: 10/05/2022 00:00

    Cfare shkrimi brilant. Dhe do te shtoja sapo largohen nga Berishe-fluenca dhe sidomos aþa qe vendosen nen Ramo-fluenca, kthehen ne Sokrate te vertete. Kuptohet Sokrati yne ka pamjen e shokut Edi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online