Bollino: Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton, ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq për shpifje

Bollino: Leksioni i marrë me 25 prill nuk i mjafton, ja si PD vazhdon të shpifë edhe mbi një gjyq për shpifje

Humbja zgjedhore e 25 prillit nuk i ka mjaftuar Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe familjes së tij për të kuptuar më në fund që shpifja si një mjet betejë politike nuk është fitimprurëse. Njerëzit nuk i durojnë më gënjeshtrat, dhe nëse të gënjesh është e rëndë kur e bën kush është në pushtet, të gënjesh kur je në opozitë është akoma më skandaloze, përveçse edhe qesharake. Kulmi është se këta ish-qeveritarë shpifin edhe kur flitet për shpifje.  

Tri ditë më parë Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, shkruan se unë jam dënuar për “shpifje” pas një padie të bërë nga gazetarja britanike Alice Taylor për një analizë të publikuar në disa media online ne viti 2019. Alice Taylor kishte luksin të bënte një padi për shpifje në përgjigje të një analize që e gjykonte shpifëse. Ishte e drejta e saj, por nëse unë do të bëja një padi për çdo shpifje të marrë nga media dhe nga politikanët e opozitës, do ta kaloja çdo ditë në gjykatë.  

Po le të kthehemi te ''RD''. Në një shkrim të tijin, organi zyrtar i PD shkruan që unë, Carlo Bollino, jam dënuar dhe bashkë me mua është dënuar edhe Shqiptarja.com. “Gazetarja britanike fiton gjyqin me Carlo Bolinon për shpifje” shkruhet në titull. Dhe brenda tekstit shton: ''Shqiptarja.com ka hequr artikujt, por refuzoi të lëshojë një përgënjeshtrim. Gjykata i urdhëroi që të publikojnë vendimin e gjykatës'' shkruan RD. Përveç faktit se unë nuk kam marrë asnjë padi personalisht nga Alice Taylor, e vërteta edhe nje hërë është totalisht e kundërt me atë që shkruan RD: Kjo çështje është ndjekur nga avokati ynë Gavrosh Andoni dhe Shqiptarja.com është shpallur e pafajshme nga gjykatësja Alma Kodraliu dhe kërkesa e Alice Taylor për Shqiptarja.com për të publikuar një përgënjeshtrim u hodh poshtë si e pa bazuar.  

E njëjta gënjeshtër e RD sot është përsëritur si papagall edhe nga Jamarbër Berisha që duke jetuar me të ardhurat e pallateve dhe duke mos pasur tjetër punë, tashmë merret me kohë të plotë në Facebook duke hedhur baltë mbi gazetarët dhe kundërshtarët politikë të partisë së familjes. I pandërgjegjshëm për faktin se, humbja e PD është meritë edhe e tij.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (Akuzat)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (Akuzat)