Bolonja/ Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës, 3 të arrestuar! Kishin kthyer shtëpinë në bazë droge, policia i gjeti 2 prej tyre duke fshirë gjurmët
Karabinierët e Bolonjës gjatë një operacioni antidrogë
Itali- Karabinierët e Trevisos, me mbështetjen e SIO të Batalionit të 4-të Mestre dhe Stacionit të Karabinierëve të Mogliano Veneto, përfunduan një operacion kundër trafikut të drogës.
Operacioni ka nisur mbrëmjen e së hënës dhe u konfirmua nga autoritetet në median e vendit fqinj. Fillimisht ishte ndaluar një shtetas shqiptar në Bolonja.
Në bazë të informacioneve të mbledhura, karabinierët “sulmuan” në shtëpinë e tij në Preganziol, në “Via Vasco de Gama”.
Dy shqiptarë të tjerë, të moshës 32-vjeçare, janë kapur në befasi brenda ambienteve. Njëri prej të dyve ishte tashmë i njohur për policinë për precedentë të mëparshëm, të lidhur me trafikun e drogës. Në momentin e ndërhyrjes, të dyshuarit po tentonin të “pastronin” shtëpinë e bashkëpunëtorit të arrestuar.
Gjatë kontrollit personal, lokal dhe automjeteve, karabinierët gjetën mbi 20 mijë euro cash, të fshehura në një çantë shpine, rreth 350 gram kokainë të pastër, e ndarë në tre blloqe dhe e fshehur brenda një makine të parkuar pranë shtëpisë, shkruan "Giornale Nordest".
U sekuestrua automjeti, droga, paratë dhe materiale të tjera të vlerësuara për hetimin. Dy të arrestuarit u transferuan në burgun e Trevisos.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
79.6%
-
Jo
15.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 666
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milano/ Goditet grupi italo-shqiptar i kokainës, 14 të arrestuar! Rekrutonin shqiptarë si ‘korrierë sezonalë’, u siguronin banesë, makinë dhe ushqim! Pas 3 muajsh... (VIDEO)
2 Dhjetor, 15:31
-
Itali/ Vrasja e Van Koxhës pas sherrit në Marghera, Gjykata lë në burg 2 shqiptaro-maqedonasit e arrestuar: Nuk e bëmë ne! (EMRAT)
2 Dhjetor, 13:15
-
Itali/ I dënuar me 2,4 vite burgim për vjedhje dhe përplasje me Policinë në Milano, shqiptari arrestohet pasi vuan dënimin në Zvicër
1 Dhjetor, 22:52
-
Itali/ Pjesë e një bande ‘skifterësh’, shqiptarët çajnë postbllokun dhe aksidentohen! Pranga 37-vjeçarit, 2 arratisen, plagoset polici
1 Dhjetor, 22:36
-
Itali/ Tentuan t’i arratisen karabinierëve, 2 shqiptarët kapen duke shitur kokainë në Peruxhia
1 Dhjetor, 22:16
-
VIDEO/ Edoardo Bove shembet në tokë gjatë lojës dhe dërgohet në spital, shtyhet Fiorentina - Inter! Ansa: Pësoi 'arrest kardiak'! Klubi: Gjendje e stabilizuar
1 Dhjetor, 18:26
-
VIDEO/ Cristian Shpendi shënon golin e 10-të sezonal në Itali
1 Dhjetor, 15:59
-
E ekzekutuan që mos të fliste, zbardhet vrasja e shqiptarit në 2017 në Itali, arrestohet një 37-vjeçar
1 Dhjetor, 15:05
-
Këngëtarët e Sanremo 2025, Carlo Conti shpall artistët Big në garë
1 Dhjetor, 14:02
-
Media italiane e 'shpall të vdekur', ironizon balerini Kledi Kadiu: Më tregoni se kur do të bëhet funerali, të bëj një përshëndetje të fundit
1 Dhjetor, 13:38
-
VIDEOLAJM/ Spektakli i një tufe drerësh në Itali, vrapojnë me shpejtësi mes dëborës
1 Dhjetor, 09:44
-
Alban Daci: Unë dhe Gjergji ju përshëndesim ‘shqip’ nga Chisinau i Moldavisë!
1 Dhjetor, 09:38