'Bomba' e gazetës 'Bild' për Ramën, me 'profesorin e respektuar' Ylli Manjani dhe 'hulumtuesin' Basir Çollaku

'Bomba' e gazetës 'Bild' për Ramën, me 'profesorin e respektuar' Ylli Manjani dhe 'hulumtuesin' Basir Çollaku

Gazeta gjermane “Bild” ka bërë një shkrim për protestat e opozitës shqiptare në Tiranë.

Ajo shkruan se Shqipëria po digjet, sepse Rama e ka kthyer në një shtet mafioz.

Dhe për të argumentuar akuzat, “Bild” i referohet akuzave të opozitës dhe dy personave që ka marrë në intervistë, Ylli Manjanit dhe Basir Çollakut.

“Shqipëria është shembull shkollor i një shteti kaotik në duar të gangsterëve: tashmë një vit opozita ka braktisur parlamentin – në shenjë proteste kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga ana e qeverisë. Qe dy vite nuk ka Gjykatë Kushtetuese – dhe Kushtetuta e vjetër nuk është në fuqi, e reja nuk ka hyrë në fuqi.

Opozita e akuzon Ramën se me para të drogës ka blerë vota. Thuhet se një bisedë e përgjuar e dëshmon këtë. Më 11 shtator 2016 Rama i telefonoi shefit të një zyre elektorale rajonale për të pyetur nëse gjithçka kishte shkuar «sipas marrëveshjes» gjatë zgjedhjeve.

Ai u përgjigj: «Po, shef, gjithçka sipas marrëveshjes». Në Shqipëri ky rast është i njohur si «Dosja 184»”, shkruan “Bild”, dhe për gjithë këto akuza iu referohet Ylli Manjanit, që e cilëson një professor të respektuar të drejtësisë, dhe “gazetarit hulmutues”, Basir Çollaku.

Është e kuptueshme, që një media e huaj, kur bën shkrime për Shqipërinë, do iu referohet “burimeve” të saj në Tiranë.

Në këtë rast, “burimi” janë Ylli Manjani e Basir Çollaku, ndërkohë që mediat e PD-LSI na Tiranë, e kanë cilësuar si shkrim “bombë”.

Sepse, siç e kanë zakon mediat e Tiranës, duhet të marrim vesh se çfarë ndodh në vendin tonë nga ato që shkruajnë të huajt, në një kohë që zakonisht, mediat e huaja raportojnë ato çfarë shkruajnë mediat e Tiranës.(TemA)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 15/05/2019 01:37

    Ku e intervistuan Manjanin tek apartamenti qe i ka dhuruar Balili ne Sarande?

    Përgjigju
  • Bomb: 14/05/2019 23:16

    Normal qe eshte bombe, Shqiptarja, dhe Topi, e plote, te tjeret vet-censurohen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Hyn në fuqi vendimi! Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e Përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë