BOMBA E MERKATOS/ 'France Football' zbulon: Ronaldo dëshiron të luajë tek PSG

Merkato e futbollistëve gjithmonë ka prodhuar lajme dhe lëvizje të bujshme madje edhe nga më të pamenduarat. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën me blerjet e Neymar dhe Mbappe nga PSG për jo pak por plot 300 mln euro. Por kohët e fundit po qarkullon një tjetër emër i madh në klubin francez. Sipas asaj që bën me dije prestigjiozja “France Fooball” Cristiano Ronaldo ylli portugez i Juventusit është i gatshëm të luajë tek PSG. Gazeta zbulon se portugezi ka muaj të tërë që po mendon të ndërrojë ajër dhe ideja për kalimin në Paris po forcohet edhe më shumë. Ronaldo pavarësisht moshës gjithmonë kërkon rekorde të reja ashtu siç bëri kur u largua nga Real Madrid dhe ideja të luajë me Neymar e Mbappe e tërheq.
Sipas medias franceze Ronaldo nuk është i pakënaqur tek Juventusi por as i kënaqur dhe se largimi i tij nga bardhezinjtë është i mundshëm. Klubi francez për momentin nuk është i gatshëm të afrojë Ronaldon por në merkato asnjëherë nuk i dihet.Madje zbulohet se Ronaldo në merkaton e dimrit ka menduar seriozisht që të largohet nga Juventusi për tek PSG por më pas pandemia prishi gjithçka. Pakënaqësitë e Ronaldos kanë filluar që pas ndeshjes së fituar në Moskë 2-1 ndaj Lokomotivës për shkak të paraqitjes zhgënjyese të kampionëve të Italisë.

Përgatiti Andi Kapxhiu

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)