Bonusi për pensionistët/ Si abuzuan mediat e opozitës me deklaratën e Ramës

Bonusi për pensionistët/ Si abuzuan mediat e opozitës me deklaratën e Ramës

Kryeministri Edi Rama

Një deklaratë e kryeministrit Rama në 13 Janar të këtij viti, është përdorur nga mediat pranë opozitës gjatë ditës së sotme, për të fabrikuar një tjetër lajm abuziv.

Kështu, disa media shkruajnë se Rama është tërhequr nga premtimi i tij për t’i dhënë pensionistëve një bonus gjatë muajit prill, madje akuzojnë kryeministrin se ai ka mashtruar pensionistët.

Në të vërtetë, Kryeministri nuk ka deklaruar se bonusi i radhës për pensionistët do të jetë gjatë muajit prill.

Në 13 janar, Rama njoftoi se “me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët”.

Me pak fjalë, Rama pati njoftuar se sapo të mblidhet taksa nga eksportuesit e energjisë, do të fillojë të programohet, pra të planifikohet një tjetër bonus, pa asnjë datë fikse për shpërndarjen e tij, sikurse pretendojnë mediat e opozitës./Lexo.al

Postimi i kryeministrit Edi Rama në 13 janar

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/03/2023 02:02

    Pensionet e shkreta te shqiptareve.Kur i ndjeri babai im nderoi jete,duhet te merrnim pensionin e nje viti dhe ate cka i takonte nenes prej tij per kete rast,por nga qe jetojme jashte na kerkonim te paraqiteshim e gjithe familja e mbetur se ndryshe nuk e jepnin.Perfundimi-ja falem shtetit,jo per dashamiresi,por kur beme llogarrite dhe pame sa i dilte i konvertuar ne dollare,doli qe me shume kushtonte bileta e avionit vajtje-ardhje per te vajtur qe t'a merrnim se sa i gjithe pensioni qe i takonte dhe te mendosh qe kishte pension te mire se kishte punuar ne miniere dhe me vone ne zyre.Imagjinoni pensionet e punetoreve dhe kooperativisteve,eshte per te ardhur vertet keq.

    Përgjigju
  • Dori: 08/03/2023 19:02

    Do i japi ne maj se jan zgjedhjet....se nuk po i rruhet Rames per pensionistet

    Përgjigju
  • Eno: 08/03/2023 18:58

    Perderi sa ja dha njeher ska pse te genjej e kos tja japi m

    Përgjigju
  • Ani: 08/03/2023 18:57

    Opozita ne fakt i jepte pensionistve shume lek nga 50 mij lek pensioni e kishin

    Përgjigju
  • Goni: 08/03/2023 18:53

    Vetem fjal pavand ka ktu

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/03/2023 18:41

    Rèndom, flasin pèr "BONUS" qè do shpèrndajnè, pèr shtresèn mè tè prekur nga varfèria ekstreme, pèr PRINDÈRIT tanè. Me atè diçiturèn e kalorèsit tè bamirèsisè, para kamerave tè televizioneve tallava, bèhet prononcimi pèr lèmoshèn e radhès, pèr 50 mijè lekè tè vjetra. SI LUM TI POPULL, QÈ NA KE.!! Farmacitè dhe korrupsioni i spitaleve tona, "i hanè" ato lèmosha, qè tè nesèrmen. Dhe pensionisti, mbetet ashtu siç ishte, me gisht nè gojè. Boll me kèto lèmosha poshtèruese. Ata njerèz, kanè punuar njè jetè tè tèrè dhe askush nuk ka tè drejtè tè tallet me ta, nè pleqèri. Ngrini ato pensione skllevèrish, nè lartèsinè e minimumit tè egzistencès. Kastratèt, bèjnè miliarda nè kètè vènd, ndèrsa pensionistèt recitojnè vargjet e Migjenit. Shoqèri leshi.!!!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 08/03/2023 18:35

    Po cfar kan ber sot e 30 vjet??????????? Vetem nxire shqiperin jo me qeverit e majta. E megjithate per te zezen e tyre e kan. Cubi i gjate do vazhdoj te mbeshtese shtresat ne nevoje.

    Përgjigju
  • Olsi: 08/03/2023 18:16

    Po si thote kazan kot ai se ashtu jane vete te ndryshojne te verteten dine.

    Përgjigju
  • Klodi: 08/03/2023 18:16

    rama gjithmone i ka mbajtur premtimet kshuqe jemi te sigurt qe bonusin do e jape

    Përgjigju
  • Arla: 08/03/2023 18:15

    Po mediat vetem balte mbi zotin kryeminister hedhin,nuk dine gje tjeter.

    Përgjigju
  • Eri: 08/03/2023 18:15

    rama nuk eshte si puna jote qe nuk i mban premtimet

    Përgjigju
  • Beni: 08/03/2023 18:13

    Fjalet e tyre jane pavend

    Përgjigju
  • Joni: 08/03/2023 18:13

    Po ato mashtrime kane thene gjithmone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë