Bordi i Mbikqyrjes mbështet vendimin për pezullimin e llogarive të Trump në Facebook dhe Instagram

Bordi i Mbikqyrjes mbështet vendimin për pezullimin e llogarive të Trump në Facebook dhe Instagram

Pezullimi i llogarive të ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram është mbështetur edhe nga Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook.

Megjithatë bordi ka kritikuar bllokimin e përhershëm të llogarive si përtej fushës së ndëshkimeve normale të Facebook. Këshilli ka urdhëruar Facebook që të rishikojë vendimin dhe "të justifikojë një përgjigje proporcionale" që zbatohet edhe përdoruesit e zakonshëm.

Bordi i Mbikëqyrjes tha se vendimi fillestar për të pezulluar përgjithmonë Trump ishte "i papërcaktuar dhe pa standarde" dhe se përgjigjja duhet të jetë "në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës ". Vendimi do të thotë që pezullimi i Trump mbetet në fuqi për tani.

Llogaritë e ish presidentit në të dy rrjetet sociale janë pezulluar që në janar pas trazirave të Capitol Hill. Trump ndërkohë e ka të bllokuar llogarinë e tij në Tëitter.

Shpesh i referuar si "Gjykata Supreme e Facebook", ajo u krijua për të vendosur mbi vendimet e vështira ose të diskutueshme të marra nga Facebook. Ai është themeluar nga shefi i Facebook Mark Zuckerberg por operon si një entitet i pavarur, edhe pse  pagat dhe kostot e tjera mbulohen nga Facebook. Ai përbëhet nga gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut, avokatë dhe akademikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot