Boris Johnson takon liderët e BE: Kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit

Boris Johnson takon liderët e BE: Kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit

Ndërsa ndodhet prej orësh në Bruksel për të diskutuar me liderët europian për Brexit dhe rrezikun e largimit pa marrëveshje, Kryeministri britanik Boris Johnson, i pyetur nga gazetarët përpara një dreke pune me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ‘nëse kishte përparim drejt një marrëveshje’, u përgjigj se "do të shohim".

Johnson tha gjithashtu se ‘Jam kujdesshëm optimist për përparimin e bisedimeve për Brexit’.

Raportuessi i BBC në Bruksel, Adam Fleming, - thotë se propozimet e Mbretërisë së Bashkuar deri më tani shihen si "të paqarta dhe të pamjaftueshme" nga zyrtarët e BE.

"Ende ka skepticizëm në Bruksel se Mbretëria e Bashkuar është serioze në lidhje me një marrëveshje," shkruan ai për BBC.

Javën e kaluar deputetët britanik miratuan një ligj që e detyron kryeministrin të kërkojë nga BE zgjatjen e afatit 31 tetor nëse një marrëveshje nuk do të dakordohet deri më 19 tetor.

Por zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Johnson tha se: Ne do largohemi më 31 tetor pavarësisht rezultatit".

Një burim i Downing Street tha se Kryeministri do t'i bënte të qartë z. Juncker se "ai nuk do të donte më shumë vonesa" përtej 31 tetorit.

"Kryeministri do t'i thotë Z. Juncker që ai dëshiron të sigurojë një marrëveshje, por nëse nuk do të ketë asnjë marrëveshje deri më 18 tetor, ai do largohet pa marrëveshje më 31 tetor dhe do të refuzojë çdo vonesë të ofruar nga BE".

Johnson është zotuar të mos shtyjë datën e largimit të Britanisë nga BE, ndërsa refuzoi të pranojë kushtet e një marrëveshjeje të negociuar me Brukselin që synon zbutjen e tranzicionit.

“Nëse mund të bëjmë përparim të mjaftueshëm brenda ditëve të ardhshme, synoj të shkoj në atë samit të rëndësishëm të udhëheqësve të BE-së më datë 17 tetor dhe të përfundoj një marrëveshje që do të mbrojë interesat e biznesit dhe qytetarëve nga të dy palët”,  shkruan Johnson në ”Daily Telegraph”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti