66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga familja Halili, kanë dalë në shitje. Shoqëria përmbaruese që më herët kishte vendosur sekuestron konservative të aksioneve ka njoftuar hapjen e ankandit për shitjen e aksioneve të klubit, ofertat për të cilat mund të paraqiten deri ditën e hënë më 22 prill.
Ankandi i 66% të aksioneve të Tiranës nis për rreth 161 milionë lekë, ose afërsisht 1.6 milionë euro. Një shumë që vërtitet rreth borxhit që është përfolur më herët për klubin e Tiranës që i detyrohet kreditorit Abedin Treza, i cili njihet ndryshe edhe me mbiemrin Preza.
Për Report TV shoqëria përmbaruese ‘Albase Sh.p.k konfirmoi lajmin e nxjerrjes në shitje të aksioneve, ndërsa gjithashtu bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë të interesuar për blerjen e aksioneve përveç kreditorit Preza.
Familja Halili, me president Refik Halilin, mori zotërimin e aksioneve në vitin 2014, ndërsa pjesa tjetër prej 34% zotërohet nga bashkia e Tiranës. Përveç problemeve me Prezën, KF Tirana vitet e fundit ka humbur edhe disa gjyqe me palë të tjera të treta si futbollistë apo trajnerë, pasi u detyrohet paga të prapambetura.
Gjithashtu pak ditë më parë komisioni i disiplinës paralajmëroi klubin e Tiranës të shlyente trajnerin Orges Shehi, pasi në të kundërt rrezikon zbritje pikësh. Gjithashtu për këto situata Tirana e ka merkaton e bllokuar deri në verën e vitit 2025.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.6%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
52.1%
Vota total: 11802
Lajme të tjera
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
Të mërkurën dy sfida që caktojnë finalen/ Tirana me mision të vështirë ndaj Kukësit, Balaj: Me tifozët ia dalim të eliminojmë Egnatian
23 Prill, 15:18
-
Mbyllet pa ofertues ankandi për aksionet e Halilit te Tirana, si vijon fati i klubit më të titulluar në vend
22 Prill, 16:46
-
Vendimet e Disiplinës/ Pezullohet me 6 muaj Redi Jupi, Tirana rrezikon pezullim pikësh nëse s’shlyen Shehin
5 Prill, 10:57
-
Të mërkurën gjysmëfinalet e Kupës/ Trajneri i Tiranës: Kukësi ka fituar agresivitet me Devollin! Luhet edhe Egnatia-Vllaznia
2 Prill, 14:19
-
Dokumenti/ Përmbarimi vendos nën sekuestro KF Tiranën, 3 lojtarë kërkojnë shlyerjen! Rrezikon pjesëmarrjen në Evropë
28 Mars, 09:44
-
'Tenis' në shtesë, trajneri i Erzenit kapet me arbitrin: Nuk e preferojnë kurrë në Superligë! Fagu: Uroj që kualifikimi të na kthehet në forcë Tiranës
7 Mars, 10:54
-
Derbi pretekst për largimin e Ahmatajt, Tirana nis negociatat për pasuesin disa ditë më parë
20 Shkurt, 10:08
-
Disfata në derbi, Tirana shkarkon trajnerin Julian Ahmataj! Ja kush mund ta pasojë
19 Shkurt, 21:13
-
Rekord në ankand, atletet e Michael Jordan shiten për 8 milionë dollarë
3 Shkurt, 16:56
-
Derbi të dielën, trajneri i Tiranës: Llogarisim vetëm 3 pikët! Java e 15 nis me fitoren e pastër të Egnatias, thyhet Vllaznia
2 Dhjetor 2023, 16:05