Borxhi publik, ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi 'tavanin' e 60 % të tij ndaj PBB-së

Borxhi publik, ja si ka ndryshuar 20 vitet e fundit, qeveria Berisha hoqi 'tavanin' e 60 % të tij ndaj PBB-së

TIRANE- Borxhi publik i Shqipërisë aktualisht është shumë pak më i lartë se ai që ishte në vitin 2000. Kjo tingëllon absurde, po të mendohet se në vitin 2000 vendi kishte një total prej 319.6 miliardë lekësh borxhe, ndërkohë që aktualisht kjo shifër ka kaluar në më shumë se 1.1 trilion lekë, pra tri herë më shumë. Por treguesi më i besueshëm i borxhit është raporti i tij me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) të një vendi, prej nga varet edhe aftësia paguese e detyrimeve. Kështu, në rast se në vitin 2000 PBB-ja ishte 523.1 miliardë lekë, tani ajo llogaritet në afro 1.8 trilion lekë.

Kështu, në fund të shtatorit 2019, sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, raporti i borxhit publik me PBB-në është 63.32 % për qind, ndërsa në fund të vitit 2000 ky raport ishte 61.11 për qind.

Raporti borxh/PBB

Po si ka ndryshuar në vite ky raport? Sipas statistikave kohore të Financave, në vitet 2000-2012 raporti borxh/PBB ka qenë rreth shifrës 60%. Duke ndjekur një këshillë të ndërkombëtarëve (FMN dhe BB), Kuvendi miratoi, me nismë të qeverisë Berisha, vendosjen me ligj të një tavani prej 60 për qindësh për këtë raport. Ekspertët e huaj kanë këshilluar gjithnjë se mbi këtë nivel, për një vend të vogël si Shqipëria, rriten shumë rreziqet që do të shkaktoheshin nga vështirësitë e pagesave të principalit dhe interesave. Por, po e njejta mazhorancë, e anuloi këtë masë, duke hequr tavanin dhe duke e lënë të lirë borxhin publik, për të mundësuar marrjen e kredive të kushtueshme nga banka private apo në tregjet e kapitaleve me Eurobond. Borxhi i rritur u pasqyrua së tepërmi kur në pushtet erdhi qeveria Rama, e cila, veç atyre kredive qindramilionëshe, do të përballej edhe me situatën e detyrimeve të prapambetura të shtetit ndaj privatëve, që arritën në rreth 600 milionë dollarë. Për këtë qëllim, u mor një kredi e butë nga FMN në masën 333 milionë euro, por raporti Borxh/PBB do të kërcente në mbi 70 për qind. Kështu, 2014-a shënoi 70.03%, për të kaluar në 72.24% - që ishte edhe rekordi absolute – në vitin 2016. Që prej atëhere, duke kufizuar shpenzimet dhe duke u përpjekur për të marrë sa më shumë të ardhura, qeveria ka mundur ta ulë shifrën, e cila, në fund të shtatorit të këtij viti, llogaritej në 63.32 % për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërkohë, një barrë që sa vjen e shtohet është pagesa e interesit të borxheve, për të cilët, gjatë nëntë muajve të këtij viti, janë paguar 25.4 miliardë lekë, ose 200 milionë euro.  

Shifrat aktuale

Shifra totale e borxhit është tani gati 1 trilion e 110 miliardë lekë, ekuivalenti i më shumë se 9 miliardë eurove, duke u rritur nga 1 trilion e 107 miliardë lekë, që ishte në fund të vitit të kaluar. Por, duke qenë se edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur, ministria e llogarit në ulje raportin e kësaj shifre ndaj PBB-së.

Në përputhje me një angazhim të hershëm të qeverisë, borxhi publik ka ardhur në ulje që pas vitit 2015, kur, si pasojë e detyrimeve të mëdha të prapambetura, ai arriti në nivelin maksimal prej 72.67 përqindësh, që ishte edhe “rekordi” negativ në këtë fushë.  Ndërkohë, në vitin 2017 shifra arriti në 70% dhe vitin e kaluar ishte 67.16%

Niveli i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në vitet 2000 – 2019

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë