Borxhi që shkaktoi 10 të vrarë
mes familjeve Xhabafti-Ymeri

Borxhi që shkaktoi 10 të vrarë<br />mes familjeve Xhabafti-Ymeri
TIRANE- Një borxh parash i pashlyer u bë shkak i një zinxhir vrasjesh të ndodhura mes dy familjeve në zonën e Selitës në Tiranë. Prej afro 22 vitesh, dy familjet Ymeri dhe Xhabafti janë në hasmëri të hapur e cila ka sjellë viktima nga të dyja palët. Në familjen Ymeri janë vrarë dy djem, ndërsa një i tretë është vrarë nga policia. Konflikti e ka zanafillën në vitin 1992 mes Genci Ymerit dhe Ylli Xhabaftit për një borxh parash mes tyre.

Moskthimi i borxhit solli edhe përplasje e dy djemve. Xhabafti kërcënonte sistematikisht Ymerin, i cili hapi i pari luftën me viktima. Ai vrau Ylli Xhabaftin, ndërsa u largua nga Shqipëria duke lënë hasmërinë pas, gjë e cila solli vrasjen e dy 22-vjeçarëve, Xhevair dhe Florenc Ymeri. Shkëlqim Xhabafti u betua mbi varrin e vëllait se do të merrte hak. Kështu katër vite më pas pikërisht më 30 gusht 1996, Xhabafti ekzekutoi vëllanë e Gencit, Xhevair Ymerin, 22 vjeç.

Pa mbushur ende dy vjet nga vrasja e Xhevairit, në janar të vitit 1998 u ekzekutua djali i xhaxhit të tij, Florenc Ymeri, 22 vjeç. Ndërkohë që, më 31 tetor të vitit 1999, në portën e shtëpisë së Ymerëve, policia qëlloi për vdekje vëllain e Xhevair Ymerit, Arturin. Në vitin 1998 është arrestuar një tjetër nga familja Ymeri, Eduardi, i cili prej këtij viti ndodhet në burg duke vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg. Në vitin 1998 familja Xhabafti u trondit nga vrasja e Shkëlqim Xhabafti, 30 vjeç.

Kësaj here u përfol se plumbat nuk erdhën nga familja Ymeri por nga vëllezërit Avdillari, të njohur si të fortit e Yzberishtit. I njohur si i forti i Selitës, Shkëlqim Xhabafti dyshohet se u vra nga rivalët e tij të bandës së Yzberishtit dhe konkretisht nga krerët e saj, vëllezrit Nazmi dhe Ilir Avdillari. Këta i kishin grabitur makinën një biznesmeni grek dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit i cili ndërhyri si negociator por mbeti i vrarë.
 
(Ne foto Ilri Avdillari)

Shkrimi u publikua sot (28.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne