Në Itali regjistrohen 13 viktima! 13 milionë të infektuar nga Covid në botë… Rekord rastesh të reja në Florida

Në Itali regjistrohen 13 viktima! 13 milionë të infektuar nga Covid në botë… Rekord rastesh të reja në Florida

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv me infeksionin e koronavirusit është në më shumë se 13 milionë, për një total viktimash prej afro 570 mijë.

Renditjen e pandemisë Covid vazhdon ta kryesojë SHBA-ja me mbi 3 milionë infeksione, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.

Meksika është bërë vendi i katërt në botë për nga numri i viktimave të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit, duke tejkaluar në renditjen e pandemisë edhe Italinë.

Në Meksikë totali i nfeksioneve është 299,750 raste të konfirmuara kuse numri i përgjithshëm i viktimave Covid ka shkuar në 35,006.

Në Itali njerëzit që humbën jetën për shkak të Covid janë 34.954.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
Në Itali regjistrohen 13 viktima dhe 178 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 967 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 178 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 195.106.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 169 raste të reja pozitiv, (dje ishin 234), për një total prej 243.230.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 94 raste të reja Covid, për një total prej 195 143.

Gjithashtu në Rajon u raportuan edhe 9 viktima që e rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 16757

 

 

Ora 16:00
Covid, në Rusi regjistrohen më shumë se 6000 infeksione të reja në 24 orë

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 6537 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv më Covid-19 është rritur në 733 699 që nga filimi i pandemisë.

Qendra e operacioneve antikoronavirus, ka raportuar së në ditën e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 104 viktima, për një total vdekjesh prej 11 439

Ora 12:43
Turqia regjistron 1,012 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh

Turqia regjistroi 1,012 raste të reja të koronavirusit dhe 19 vdekje në 24 orët e kaluara, tha Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Sipas mediave të huaja, totali i rikuperimeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 194.515 me 1.298 rikuperime të reja në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 5.393.

Koca vuri në dukje se numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdesin intensiv ishte 1,209, pasi ai u bëri thirrje të gjithëve që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe marrjes së masave paraprake.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor kryen mbi 45.232 teste për sëmundjen që nga e shtuna, duke ngritur numrin e përgjithshëm në mbi 3.9 milionë.

Qytetet me numrin më të madh të pacientëve me intubacion janë Stambolli, Şanlıurfa, Ankara, Gaziantep dhe Konya. Le të ndjekim rregullat për të marrë rezultatet që presim”, tha Koca në Twitter.

Që nga fillimi i “procesit të normalizimit” në qershor, Turqia ka parë më pak rënie në numrin e rasteve të reja, me shifra ditore kryesisht në 1.000.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë rritje të madhe në numrin e rasteve të reja dhe as vdekje, me mijëra njerëz që shërohen çdo ditë, vendi kohët e fundit përshpejtoi përpjekjet për ta sjellë situatën nën kontroll.

Pandemia e coronavirusit ka marrë mbi 560,000 jetë në 188 vende dhe rajone që nga fillimi në Kinë dhjetorin e kaluar.

Më shumë se 13 milionë raste me COVID-19 janë raportuar në të gjithë botën deri më tani, me rikuperime të cilat kalojnë mbi 7 milionë, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Ora 08:38
Tjetër rekord ditor/ OBSH: Mbi 230 mijë raste të reja me Covid-19 në mbarë botën

Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rreth 230 mijë e 370 raste të reja me Covid-19.

Numri më i madh i rasteve të reja është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA u raportuan 142 mijë e 992 raste të reja. Pas SHBA-së renditet Azia juglindore me 33 mijë e 173 raste të reja.

Evropa gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 18 mijë e 804 raste të reja. Afrika renditet pas Evropës me 17 mijë e 884. Mesdheu-lindor ka raportuar 15 mijë e 361 raste të reja sipas OBSH-së.

OSBH gjithashtu njofton se janë raportuar 5285 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ku numri më i lartë është përsëri në SHBA.

Ora 08:33
Florida thyen rekordin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orësh

Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 442 pacientë për një total viktimash, që nga fillimi i pandemisë, prej 135 117.

Ndërkohë, në vend u raportuan edhe rreth 60 mijë raste të reja koronavirusi, gjë e cila e ka rritur numrin e përgjithshëm të personave të identifikuar pozitiv nga Covid në 3.302.000.

Florida raportoi në 24 orët e fundit një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19.

Njoftimi vjen ndërsa administrata Trump ka ripërsëritur thirrjet për hapjen e shkollave e ndërsa në Miçigan dhe Mizuri janë planifikuar protesta kundër maskave.

Sipas një analize të kryer nga "Reuters" nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Rritjet ditore në Florida me raste të reja kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të çdo vendi evropian të shënuar gjatë pikut të pandemisë. Ajo ka thyer rekordin e shtetit të Nju Jorkut prej 12.847 rastesh të reja më 10 prill, kur ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS