Në Itali regjistrohen 7 viktima dhe 289 pozitivë Covid! Bota në pragun e 17 milionë rasteve të infeksionit…1600 vdekje në SHBA në 24 orët e fundit

Në Itali regjistrohen 7 viktima dhe 289 pozitivë Covid! Bota në pragun e 17 milionë rasteve të infeksionit…1600 vdekje në SHBA në 24 orët e fundit

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm vdekjeve nga Covid-19 është mbi 660 mijë kurse të prekurit janë në pragun e 17 milionë rasteve.

Sipas të dhënave të azhornuara saktësisht janë 16 milionë e 380 mijë.

Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave.

Në grafikun e pandemisë kryeson renditjen SHBA-ja e shoqëruar nga Brazili, India dhe Rusia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Në Itali regjistrohen 6 viktima dhe 289 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 11 viktima), për një total prej 35.129 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 289 raste të reja pozitiv, (dje ishin 181 raste) për një total prej 246.777

Në vend sot pati edhe 275 të shëruar për një total prej 199.031 ish pacientë

Në Rajonin e Lombardisë sot u raportua për zero viktima nga koronavirusi, për një total prej 16 802 vdekje, si edhe 46 raste të reja të pozitivitetit Covid, (dje ishin 53), shifër që e rrit në 96 054 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Në rajon sot pati edhe 161 të shëruar për një total prej 72 689

Në Veneto pati 42 raste të reja dhe 3 vdekje, Marche, 17 raste pozitive, Basilicata zero raste të reja, Puglia 10 infeksione, Toscana, 17 infeksione të reja dhe asnjë vdekje, Piemonte 14 raste të reja dhe një vdekje, Abruzzo regjistroi 4 raste të reja Covid

Ora 15:18
Dramatike në Rusi, regjistrohen rreth 5500 raste Covid në 24 orët e fundit

Rusia ka regjistruar në 24 orët e fundit 5475 raste të reja infeksioni Covid.

Sipas autoriteteve, gjithashtu në vend u raportuan edhe 169 vdekje.

Në vend, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara pozitiv nga koronavirusi është rritur në 828 990 kurse totali i viktimave Covid ka shkuar në 13673 që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu në Rusia ka edhe 620 333 të shëruar

Ora 09:16
101 raste të reja Covid në Kinë, rritja më e lartë ditore që nga prilli! Australi/ Shteti Victoria regjistron 295 pozitivë në një ditë të vetme

Kina vazhdon të jetë e trembur nga Pandemia teksa ka raportuar për 101 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara.

Komisioni shëndetësor në vend deklaroi se shumë nga infeksionet e reja vijnë nga rajoni perëndimor i Xinjiang, ku u konstatuan 98 raste të reja.

Një infeksion i ri është regjistruar në Pekin, ndërsa dy raste janë të importuar.

Deri tani në gjigandin aziatik ka patur 86990 të konfirmuar me Covid dhe 4657 vdekje

Shteti Victoria, në Australi, raportoi për 295 raste të reja të koronavirusit, 89 më pak se një ditë më parë kur u regjistruan 384 të prekur nga Covid.

Gjithashtu në Victoria pati edhe 9 viktima nga infeksioni i koronavirusit, shifër kjo shumë afër rekordit kombëtar me 10 vdekje të raportuara në këtë shtet javën e kaluar.

Në Australi deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitiv është rreth 15600 për një total prej 176 vdekje Covid.
 

Ora 09:14
Nuk di të ndalet pandemia Covid në Amerikën Latine, Brazili regjistron 40 mijë raste të reja në 24 orë

Pandemia Covid nuk di të ndalet në Amerikën Latine. Brazili, vendi më i madh i këtij territori, vazhdon të regjistrojë shifra të larta pasojash prej koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të kaluara u raportuan të konfirmuar 40 mijë raste të reja infeksioni.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se numri i përgjithshëm i të prekurve është afër 2.5 milionë.

Ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Brasilia gjithashtu raportoi edhe për 921 vdekje të tjera që rrisin numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në më shumë se 88 mijë e 500.

Lideri brazilian Jair Bolsonaro i rikthyer në presidencë pas shërimit nga koronavirusi, tani po përballet me sulme nga mjekë të cilët kërkojnë një hetim ndërkombëtar mbi të për mënyrën katastrofike me të cilën ai menaxhoi pandeminë.

Ora 08:40
60 mijë raste të reja Covid në SHBA! Presidenti Trump: Vaksinën do ta kemi shumë shpejt

Rritja e numrit të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara, e cila është prej kohësh epiqendra botërore e pandemisë, ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme: Në 24 orët e fundit në vend u raportuan rreth 60 000 persona të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19.

Gjithashtu pati edhe 1592 viktima, shifër që është më e larta e raportuar gjatë dy muajve të fundit dhe që e ka rritur në më shumë se 148 mijë numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë që shpërtheu fillimisht në Wuhan, në Kinë.

Ndërkohë mbi 1.32 milion njerëz janë shpallur të shëruar nga koronavirusi.

Trump optimist: Së shpejti do të kemi vaksinën, ne do ta mundim virusin

"Ne do ta mundim virusin. Së shpejti do kemi vaksinën dhe SHBA-ja është e gatshme të prodhojë 500 milion doza".

Kështu u shpreh Presidenti amerikan Donald Trump  gjatë konferencës për shtyp për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Manjati gjithashtu sinjalizoi një prirje rënëse të infeksioneve në shumë zona të vendit, si në Kaliforni, Arizona dhe Teksas.  Presidenti tha gjithashtu se ishte i kënaqur me popullaritetin e fituar nga imunologu Anthony Fauci: Ai punon për administratën time dhe është më popullor se unë. Gjithsesi në situatën Covid ai është zëri im.

Trump më pas përsëriti se ai e konsideronte Hydroxychloroquine si efektive, një ilaç që disa ekspertë e konsiderojnë si toksik dhe të dëmshëm: Shumë besojnë se është i suksesshëm, të tjerët jo. Unë mendoj se është një çështje politike. Unë e mora atë për 14 ditë dhe ja ku jam".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Matrix: 29/07/2020 15:50

    Dramatike 5500 raste ne rusi?banore 150 milion, 50 here me shume se shqiperia, gazetare pak me te matur here tjeter mos dramatizoni pa bere dy llogari se humbni seriozitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë