Italia regjistron 23 vdekje dhe 1786 raste të reja Covid! Bota në pragun e 32 milionë të prekurve... Mbi 13 mijë pozitivë në 24 orë në Francë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve me infeksionin e koronavirusit është rritur në 31 milionë e 880 mijë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins totali i vdekjeve në botë ka shkuar në afro 977 mijë

Në grafikun e pandemisë, SHBA kryeson renditjen me 202 mijë viktima dhe afro 7 milionë raste infeksioni, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Rastet e koronavirusit të konstatuara deri më tani në Europë kanë tejkaluar pragun prej 5 milionë rasteve.

Gjatë 24 orëve të fundit Franca regjistroi më shumë se 13 mijë të prekur nga Covid, saktësisht 13 072, si dhe 43 viktima.

Në vend, totali i të identifikuarve më koronavirusi, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 481 141 kurse totali i viktimave ka shkuar në 31 459.

Në kryeqytetin francez, incidenca e Covid-19 prek 204 banorë për çdo njëqind mijë

Qeveria franceze ka përfshirë kryeqytetin në listen e zonave "super të kuqe" për përhapjen e koronavirusit dhe rreziqet e infektimit.

Bashkia e Parisit paraprakisht ka vendosur ndalimin e shitjes së alkoolit pas orës 20 të mbrëmjes, uljen deri në dhjetë të numrit të njerëzve në tubime dhe pjesëmarrjen në ngjarje madhore nga 5,000 deri në 1,000 njerëz.

Sidoqoftë, ende nuk ka kufizime në lidhje me transportin apo oraret e funksionimit të bareve dhe restoranteve. Gjithsesi priten masa të reja kufizuese që do të ndikonin më tej në jetën ekonomike dhe shoqërore të kryeqytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
40 viktima në 24 orë/ Britania e Madhe shton listën e karantinës së detyruar

Britania e Madhe regjistroi sot më shumë se 6630 raste të reja infeksioni dhe 40 viktima.

Autoritetet e shëndetësisë në Londër deklaruan se totali i të prekurve nga Covid është 416 363 kurse numri i përgjithshmë i viktimave është rritur në 41 902

Britania e Madhe ka shtuar Danimarkën, Islandën dhe Sllovakinë në listën e saj të karantinës së detyruar. Kjo do të thotë që kushdo që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar nga treshja e vendeve do të duhet të izolohet për dy javë. Në javët e fundit edhe Hungaria, Portugalia dhe Sllovenia janë shtuar gjithashtu në listën e karantinës

Pandemia në Gjermani

Gjermania sot raportoi për 681 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima. Shifrat e raportuara sot e rrisin në 279 886 numrin total të të identifikuarve me Covid që prej fillimit të emergjencës shëndetësore kurse totali I viktimave ka shkuar në 9510

Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë, Gerd Muller paralajmëroi sot se masat anti-koronavirus do të kenë pasoja dukshëm më të rënda sesa vetë sëmundja, veçanërisht në vendet në zhvillim.

Prognoza e zymtë u bë nga zyrtari gjerman në një intervistë me median ‘Handelsblatt’. Pandemia tashmë ka shkaktuar ‘një nga krizat më të mëdha’ të urisë dhe varfërisë në të gjithë botën, tha Muller – dhe dëmet e mëtejshme do të vijojnë të përshkallëzohen pas masave të marra për ta luftuar atë.

Ora 18:44
Bilanc dramatik Covid/ Spanja regjistron 130 viktima nga infeksioni

Autoritetet në Spanjë njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan rreth 11 300 raste të reja infeksioni.

Gjithashtu, sipas Worldometers ka patur edhe 130 viktima nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me Covid është rritur në 693 556 kurse totali i personave që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 31 034

Madridi zyrtar ka kërkuar një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe grupin e ekspertëve antiCovid për të kërkuar mbështetje urgjente ushtarake për të kryer - ndër të tjera - mbi gjysmë milioni teste dhe dezinfektimin e 37 zona që po iu nënshtrohen kufizimeve në lëvizshmëri dhe aktivitet, për shkak të incidencës së lartë të infeksioneve.

Madridi do të kërkojë gjithashtu 222 trupa, përfshirë policët dhe civilë të cilëve do tju besohet detyra e verifikimit të karantinave dhe ndoshta detyra e zbatimit të sanksioneve si dhe 300 mjekë shtesë në sistemin shëndetësor të Madridit.

Ora 17:32
Covid në Itali/ Regjistrohen 1786 të infektuar dhe 23 viktima në vetëm një ditë  

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi (dje ishin 20)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.781

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1786 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1640) për një total prej 304323 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 1097 të shëruar, për një total prej 221.762 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 10 viktima dhe 229 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon 16.935 kurse totali i të infektuarve është rritur në 105 455

Ora 14:45
Rekord i ri rastesh Covid në Britaninë e Madhe/ Regjistrohen mbi 6000 pozitivë dhe 37 viktima

Britania e Madhe ka regjistruar një rekord të ri shifrash nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit ka patur më shumë se 6000 të identifikuar të prekur nga infeksioni, saktësisht 6178, rreth 1500 më shumë se dje. Gjithashtu ka patur edhe 37 viktima

Greqia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 358 të prekur nga koronavirusi dhe 5 vdekje.

Me këto shifra, totali i infeksioneve në vend është rritur në më shumë se 16 mijë e 280 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 357.

Turqia raportoi për 1767 persona të identifikuar me Covid dhe 72 vdekje nga infeksioni.

Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i rasteve pozitivë ka shkuar në 308 069 kurse të vdekurit numërohen në 7711.

Belgjika raportoi për 1,834 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të identifikuarve me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë është rritur në më shumë se 105 mijë kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 9955.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira