Gazetari turk, Alper Bakichigli u pushua nga puna në pushimin e ndeshjes së Kupës së Botës mes Marokut dhe Kanadasë, e vlefshme për një vend në 1/8 e Botërorit. Me duelin që zhvillonte 45 minutat e para, komentarori i TRT përmendi rekordin e Hakan Sukur për golin më të shpejtë në Kupën e Botës me Turqinë.
Pas pjesës së parë gazetarit i ka ndodhur e papritura, duke e njoftuar se ishte i papunë, duke u zëvendësuar me një tjetër gazetar në koment. Kujtojmë se Hakan Sukur i ka dalë kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, me ish-futbollistin që është non-grata në Turqi.

Konkretisht, me rastin e golit të parë të ndeshjes, Bakichigil ka kujtuar golat më të shpejtë të shënuar në Botëror, ndër të cilët më i shpejti ishte ai i Hakan Sukur në ndeshjen mes Turqisë dhe Koresë së Jugut në vitin 2002.
Sulmuesi turk arriti të shënonte pas 11 sekondave, duke marrë rekordin përkatës nga Vaclav Masek, i cili kishte gjetur rrjetën në sekondën e 15-të në ndeshjen e Çekosllovakisë kundër Meksikës në vitin 1962. Bakichigil vazhdoi komentin deri në fundin e pjesës së parë. Më pas ai u zëvendësua nga një koleg tjetër dhe u njoftua për shkarkimin e tij nga TRT.
Komente


Anadollakët skanë ndërmend të bëhen kurrë njerëz me sa duket. Vazhdojnë me këto satrapllëqet dhe me mënyrat e sulltanit Erdogan që po i kthen prapë 500 vjet pas. Për të ardhur keq.
Përgjigju