Eurodeputeti rumun: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Eurodeputeti rumun: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Eurodeputeti socialdemokrat rumun, Victor Boștinaru, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociiimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian kërkon hapjen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian.

Në intervistë për Deutsche Wellen, Boștinaru tha se "do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negociimit me Shqipërinë".

"Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE, dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër", thotë Boștinaru për Deutsche Wellen. DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës