Botohen në Fletoren Zyrtare dënimet me burg për shkeljet e masave mbi COVID-in dhe dhunën në familje! Futen në fuqi në 7 maj

Botohen në Fletoren Zyrtare dënimet me burg për shkeljet e masave mbi COVID-in dhe dhunën në familje! Futen në fuqi në 7 maj

TIRANE-Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në Kodin Penal për dhunën në familje dhe për masën e dënimit nga gjobë deri në burg nëse shkelen përcaktimet e vendosura nga autoritetet në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ndryshimet u miratuan në 16 prill, u dekretuan nga Presidenti në 22 prill, dje u botuan në Fletoren Zyrtare dhe pas 15 ditësh futen në fuqi, në 7 maj. 

Ndryshimet e bëra në Kodin Penal për COVID-19
Gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat
Gjobë ose deri në 2 vite burg për bizneset që nuk zbatojnë urdhrat
Nga 2 deri në 3 vite burg nëse je ose jo mbartës i sëmundjes dhe nuk zbaton karantimin apo izolimin
Nga 2 deri në 5 vite burg nëse përhap me dashje sëmundjen mbartëse
Gjobë ose 2 vite burg kur kjo vepër penale bëhet nga pakujdesia
Nga 3 deri në 8 vite burg kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda

Ndryshimet e plota të botuara në Fletoren Zyrtare
Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “kodi penal i republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar në  mbështetje  të  neneve  81,  pikat  1  dhe  2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetesh,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:
Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës  së  Shqipërisë”,  të  ndryshuar,  bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Ndryshimet për dhunën në familje
Neni 1

Neni 130/ a ndryshohet si më poshtë: 
“Neni 130/a
Dhuna në familje
Rrahja,  si  dhe  çdo  vepër  tjetër  dhune  fizike, psikologjike,  ndaj  personit  që  është  bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini  e  afërt  (të  paralindur,  të  paslindur,  vëllezër, motra,   ungjër,   emta,   nipër,   mbesa,   fëmijë   të vëllezërve  dhe  të  motrave),  ose  krushqi  e  afërt (vjehërr, vjehrrë,  dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra,  njerku  e  njerka),  ose  në  lidhje  apo  ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin    e    integritetit    fizik,    psiko-social    dhe ekonomik  të  tij,  dënohet  me  burgim  deri  në  tre vjet. 

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj  personit     që     është     bashkëshort,     ish-bashkëshort,   bashkëjetues   apo   ish-bashkëjetues, gjini  e  afërt  (të  paralindur,  të  paslindur,  vëllezër, motra,   ungjër,   emta,   nipër,   mbesa,   fëmijë   të vëllezërve  dhe  të  motrave),  ose  krushqi  e  afërt (vjehërr, vjehrrë,  dhëndër, nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra,  njerku  e  njerka),  ose  në  lidhje  apo  ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin  e  integritetit  psikik  të  tij,  dënohet  me burgim deri në katër vjet. 

Plagosja  e  kryer  me  dashje,  ndaj  personit  që është  bashkëshort,  ish-bashkëshort,  bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini  e afërt  (të paralindur,  të paslindur,   vëllezër,   motra,   ungjër,   emta,   nipër, mbesa,  fëmijë  të  vëllezërve  dhe  të  motrave),  ose krushqi  e  afërt    (vjehërr,  vjehrrë,    dhëndër,  nuse, kunat/ë, thjeshtri, thjeshtra, njerku e njerka), ose në lidhje  apo  ish-lidhje  intime  me  autorin  e  veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë  më  tepër  se  nëntë  ditë,  dënohet  me  burgim deri në pesë vjet.  Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet burgim.”.

Masat mbi shkelësit për situatën e COVID-it
Neni 2

Pas  nenit  242  shtohet  neni  242/a  me  kёtё përmbajtje:
“Neni 242/a
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë moszbatimi    ose    kryerja    e    veprimeve    në kundërshtim  me  aktet  ligjore  apo  nënligjore  të nxjerra  nga  organet  shtetërore,  në  funksion  të gjendjes  së epidemisë apo  të zbatimit të masave të jashtëzakonshme,  nga  personi,  ndaj  të  cilit  është dhënë   më   parë   masë   administrative,   përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

Po  kjo  vepër,  kur  është  kryer  në  ushtrim  të aktivitetit    tregtar,    duke    vendosur    në    rrezik shëndetin  e  njerëzve,  dënohet  me  gjobë  ose  me burgim deri në dy vjet.

Moszbatimi  i  urdhrit   të  dhënë  nga  organet kompetente   për   karantinim   ose   izolimin,   apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i    është    njoftuar    ky    detyrim    nga    autoritetet shtetërore  përkatëse,  dënohet  me  burgim  nga  dy deri në tre vjet.”

Neni 3
Pas  nenit  89/a  shtohet  neni  89/b  me  kёtё përmbajtje:
Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja  me  dashje  e  sëmundjes  infektive  me rrezikshmëri   të   lartë   për   shëndetin,   nëpërmjet kryerjes   së   veprimeve   ose   mosveprimeve   nga personi   që   është   diagnostikuar   si   mbartës   i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur   kjo   vepër   është   kryer   nga   pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Po  kjo  vepër,  kur  ka  shkaktuar  pasoja  të  rënda për  shëndetin  ose  rrezik  për  jetën  e  njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky  ligj  hyn  në  fuqi  15  ditë  pas  botimit  në Fletoren Zyrtare
Miratuar nё datёn 16.4.2020
Shpallur  me dekretin  nr. 11463,  datë 22.4.2020 të  Presidentit  të    Republikës    së    Shqipërisë, Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjithçka dëshironi është pak qetësi në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot

Gjithçka dëshironi është pak qetësi në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot